Inspektori

Një inspektor ndërtimi ndaloi para një toke të mbjellë me misër dhe filloi të fliste me një fshatar. Ai i tha fshatarit, “Më duhet ta inspektoj tokën tënde sepse këtu do të ndërtojmë një rrugë të re.”

Fshatari i tha, “Në rregull, por mos u fut në fushë.” Inspektori ja ktheu, “Unë kam autoritetin e qeverisë të shkoj ku të dua. E shikon këtë kartë? Unë kam leje të futem në cilën fushë të dua more fshatar.”

Kështu që u fut në fushë dhe filloi të ecte mes misrit.

Kaluan disa minuta dhe fshatari pa inspektorin që po bërtiste dhe vraponte me gjithë këmbët. Pas tij ishte një dem i tërbuar që i kishte drejtuar brirët dhe po e ndiqte këmba këmbës.

Inspektori bërtiti, “Ndihmë, më thuaj cfarë të bëj”

Fshatari i thirri fort, “Tregoi atij kartën tënde”

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu