Ndaje me te tjeret

Kuriozitete

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Teoria angleze: Jezusi ka jetuar ne Britani
26/11/2009 16:10

Teoria angleze: Jezusi ka jetuar ne Britani

Jezusi ka jetuar ne Britani? Hipotezen e cuditshme dhe pak te besueshme e mbeshtet kerkuesi Gordon Strachan, sipas te cilit, Jezu Krishti i kaloi vitet e para te jetes ne token ishullore ne kerkim te frymezimit shpirteror.

Kjo legjende qe besohet verberisht nga disa angleze eshte xhiruar ne nje film-dokumentar qe do prezantohet neser ne “London’s British Film Institute”. Gjithesesi, kjo nuk eshte nje hipoteze per t’u hedhur poshte, perderisa detajet e fillimit te jetes se Jezusit jane te pakta dhe nuk zbardhin shume momente nga kjo moshe.

E sigurt eshte se ky film dokumentar do ngjalle shume diskutime, pasi ne te ndiqet nje teori e ndryshme me ato qe jemi njohur deri tani nga Kisha. Nje legjende thote se Jezusi mberriti ne Angli me anije, i shoqeruar nga Giuseppe di Arimatea, nje i aferm i tij qe ishte nje njeri i pasur.

Ai mendohet se eshte edhe ruajtesi i sekretit te Gralit te Shenjte. Studimet e kohes sone bazohen ne ato te William Blake qe jetoi mes viteve 1700-1800 dhe per anglezet perfaqeson Dante Aligheri-n e kultures se tyre.

 

Burimi: Top Channel, www.top-channel.tv (dt. 26.11.2009)

 

KOMENT I JETE STUDENTORE NE LIDHJE ME KETE LAJM

Ne kohen tone, megjithe antagonizmin rreth figures se Jezusit, lajmet rreth tij shpesh zene faqet e para te gazetave ne perendim. Fatkeqesisht, jo gjithmone te trajtuara ashtu sic duhet; me profesionalizem dhe vertetesi. Tashme, sygjerime si ky i fundit, pervecse sherbejne si terheqje per nje audience te dhene pas genjeshtrave te fushes shpirterore dhe misticizmit, nuk kane asnje baze...

Nese je i interesuar per te ditur te verteten rreth figures se Jezusit-ku ka lindur, ku ka jetuar, edhe cfare ka ndodhur qe ai ka nje ndikim kaq te madh ne historine e njerezimit, te sygjerojme faqen e web-it:

www.studentishqiptar.com

Pasi te kesh lexuar informacionin ne kete faqe, na kontakto per me shume pyetje...

J. S.

 

 

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Perpara disa ditesh, hasa ne nje video interesante. Behej fjale per nje tentative te re, per ta perzier boten fizike, materiale me ate dixhitale.

TEDIndia, permes nje video te vendosur ne faqen e tyre te internetit, tregon se si bota fizike mund te nderveproje me boten e te dhenave permes nje pajisje qe eshte quajtur ShqisaGjashte.

Kjo pajisje krijon mundesine per te ndertuar nje pajisje dixhitale por qe komandohet nga sensore te lidhur me trupin, gjymtyret e njeriut. Keshtu, permes vetem nje pajisje, mund te fotografosh, te marresh me vete materialet dixhitale kudo, te projektosh pamjet qe ke ne cdo mur ku ndodhes, te nxjerresh fotografi, ti pergatisesh fotot kudo qe te jesh...

Kjo na tregon edhe njehere boten ne te cilen jetojme, ose te pakten na pergatit per boten ne te cilen do te jetojme se shpejti... Shikoni lidhjen e meposhtme... Video eshte ne anglisht por edhe nese nuk kuptoni gjuhen, do ta kuptoni 'mesazhin'...

 

http://www.ted.com/talks/pranav_mistry_the_thrilling_potential_of_sixthsense_technology.html

J. S.