Receta
Ndonjëherë është e vështirë të jetosh në një shoqëri ku njerëzit gjykohen shumë nga veshja. Tendencat e viteve të fundit - taka
të larta, rroba “firmato,” ngjyra të modës, flokë të krehura bukur, prerje ‘trendy’ si Rihana, make-up të shtrenjtë, - e bëjnë kaq të vështirë të mos ndikohesh e të mos bëhesh pjesë. Gjithçka për t’u bërë më e bukur, me tërheqëse, më në modë. Nëse nuk je në këto standarte mund të quhesh demode, "fshatare", jointeresante . . .
Të jetosh në një ambjent të tillë të bën të mendosh që veshja është gjithçka, ajo ta jep vlerën, ajo të bën interesante. Nëse është e vërtetë kjo, çfarë të veshim? Si mund të dukemi bukur dhe tërheqëse dhe të mos e gjejmë vlerën tek veshja?
Ja një sygjerim që përfshin cdo ditë të javës?

E hënë: Ji rehat me veten dhe të tjerët.
E martë: Vish gjëra të rehatshme dhe të këndshme që i përshtaten trupit tënd.
E Mërkurë: Mos e vish të njëjtën bluzë dy ditë rresht :) (vishe pas 2-3 ditësh prapë që të duket që ke shumë rroba).
E Enjte: Shiko cilat ngjyra të shkojnë ty e jo cilat janë në modë.
E Premte: Mos u krahaso me të tjerët.
E Shtunë: Mos harro: vlera jote vjen nga çfarë je, jo nga çfarë vesh.
E Diel: “Bukuria e vërtetë është ajo e shpirtit. Kështu që nëse ke një shpirt të bukur do të dukesh shumë bukur.”
Përgatiti A.Z.
Facebook
Google
Myspace
Yahoo
del.icio.us
Windows Live
Blogger


