Ndaje me te tjeret

Tendence

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

                                                   Arsyeja dhe Ndjenjat              

                                         

Une i kam shume qejf mollet. Te cdo lloji. Te medha ose te vogla, te verdha ose te kuqe. Te embela ose te tharta, te pjekura ose te sapo keputura nga pema. Une, pra, vdes per mollet e cdo lloji, madje edhe per mollet e egra.

Asgje nuk krahasohet me nje kafshat te madhe te ketij fruti te mrekullueshem. Lengu te gicilon perceptoret e shijes dhe vendos nje buzeqeshje ne fytyren tende. Disa njerëz i qerojne kurse une kam deshire te ndjej dhembet duke shpuar lekuren e molles dhe pastaj duke vazhduar deri tek farat ne mes te saj.

Nese edhe ju jeni si une, patjeter qe keni bere me shume se thjesht ngrenia e molleve. Eshte e pamundur qe ti te kesh perdorur thiken per ta prere nje ne mes. Pasi qe e keni prere keshtu mollen, a nuk e keni vendosur nje gjysem mbi tavoline ndersa keni soditur bukurine e saj? Kur une i shohe dy gjysmat e molles verej qe jane si dy zemra te persosura qe duke u bashkuara formojne nje te tere.

Une nuk po flas per zemren prej mishi por per nje tjeter. Nuk e kam fjalen per ate zemer qe lendohet nga dashuria. Une e kam fjalen per zemren e ceshtjes se identitetit tend; ndergjegjen tende, ndjenjat tua, vullnetin tend. A e sheh kete me syte e mendjes? Nese jo atehere merr nje molle dhe ndaje pergjysem e shihe mire.

Cfare po ve re? Ne mes te nje molle, mbledhur mire e mire aty eshte vullneti i nje personi. Mund te duket nje gje e vogel, ashtu si farat e nje molle. E vogel por e fuqishme eshte ajo fare sepse eshte pikerisht fillimi i asaj qe do te jete nje molle e re. Keto fara jane plotesisht te mbuluara nga tuli i frutit qe eshte plot minerale dhe vitamina. Keto u ngjajne ndjenjave te nje personi. Vullneti i njeriut eshte rrenjosur ne keto ndjenja dhe ushqehet nga ndjenja ne nje fare menyre. Pastaj vjen lekura. Ne fakt lekura eshte e para gje me te cilen perballesh kur sheh nje molle. Kjo mund t'u ngjaj mendimeve te nje personi kur shpejt ti perballesh me fjalet qe shprehin mendimet e nje personi dhe pastaj kupton thellesine e ndjenjave dhe qellimeve te tij.

Merr edhe nje kafshat tjeter nga molla dhe me ndegjo edhe per pak kohe.

Nje molle e mire ka lekure te shendetshme. Nje lekure e dobet shpohet lehte nga nje insekt qe leshone vezen e vete brenda nga ku dalin pastaj edhe krimbat e neveritshem. Ju e imagjinoni vete paknaqesine e zbulimit te nje krimbi ne mollen e kafshuar. Keshtu eshte edhe me ne ne nje fare menyre.

Le te futemi me thelle tek molla tani. Mendo per nje rast kur hase veshtrimin e dikujt te vecant dhe zemra jote filloi te rrahe me shpejtesi. Ndjeve nje lemsh ne stomak dhe aq shume mendime u derdhen ne koken tende: "Cfare duhet te them? Si te hape muhabetin me kete person? Ah, sado te doja te njihesha me kete person!" Ti e kupton kete gjendje kur gjithe qenja jote kaplohet nga vrulli i ndjenjave dhe emocioneve. Nese vertet ke deshire te njihesh me ate person pse heziton?
Pse nuk u prezantove thjesht dhe pastaj te vazhdoje me planifikimin e ndonje takimi te ardhshem se bashku? Ketu perplasen ndjenjat dhe kapaciteti yne analizues. Arsyeja na thote se duhet ecur para ngadal duke mbledhur informacion por shpesh ndjenjat tona dhe emocionet jane ato forca qe vertet drejtojne hapat tane. Duhet te jemi mirenjohes per keto pasione qe digjen brenda nesh dhe per arsyen qe na ndihmojne te mos paraqitemi krejt si budallenj.

Akoma po pertyp ate molle? Ndoshta tani po pyet veten se pse po flas per keto gjera me ty. Arsyeja lidhet me nxitjen nga shume ane per te ecur perpara duke iu bindur arsyes dhe jo ndjenjave. Shume shpejt kjo zgjedhje na ka çuar ne situata derrmuese per zemren. Shpesh shkaku i kesaj gjendje ishte pikerisht çuarja me leje te gjate per pushime te arsyetimit tone. Arsyeja, ndjenja dhe vullneti duhet te jene te thurura ne harmoni se bashku. Nje jete e tille harmonike eshte si nje molle e shendetshme.

Tani mos harro qe kur te shkosh ne shkolle apo ne pune neser, merr me vete disa molle per ti ndare me shoket. Kush e di se cfare bisede interesante mund te marre shkas nga kjo.

 

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail



Ajo me erdhi tek tavolina me buzen qe i dridhej,

Mesimi kish mbaruar.

"A keni flet tjeter per mua, i dashur mesues?

Kete dem e kam çuar."

Ia mora fleten, te zhgarravitur dhe te njollosur

Dhe i dhashe nje te re fare te panjollosur.

Dhe zemres se saj i dhashe ngushellim,

"Beje me mire tani, femija im."

 

Shkova tek froni me zemer qe me dridhej,

Dita kishte mbaruar.

"A ke dite tjeter per mua, i dashur Zot?

Kete dem e kam çuar."

Ma mori diten, te ndyre dhe te njollosur

Dhe me dha nje te re fare te panjollosur.

Dhe zemres sime te lodhur i dha ngushellim,

"Beje me te mire tani, femija im."

 

 

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Udhetimi i deshires

Ne secilin nga ne ekziston nje etje ne zemer. Shpesh shkon pa u vene re, shpesh nuk i vem dot emer dhe pjesen me te madhe te kohes qendron ne thellesi te qenjes sone.

Kjo eshte etja per jeten qe kemi enderruar, per jeten sic mendojm se duhet te ishte. A nuk kerkojm te gjithe ta gjejm nje gje te tille?

 

Ne pergjithesi, te gjithe ne po perjetojm te njejten dilem: zemrat tona jane te bindura se jemi krijuar per dicka me te mire. Ne e kerkojm kete lloj etje, por nuk e gjejme. Mund te kemi patur raste ku kemi thene me vete: "Me ne fund! Kjo eshte ajo per te cilen jam krijuar", por me tutje prap nuk ka ecur.

 

Cfare mund te bejme atehere? Se pari, duhet te kuptojm arsyen pse na duket se gjerat nuk jane ashtu sic duhet te jene. Kur njeriu jetonte ne Eden, nuk kishte nevoja per knaqesine. Deshirat e tij ishin tersisht te kenaqura, por ai i hodhi tutje. Duke mos i besuar zemres se Perndise, duke dashur te marr vet kontrollin, Adami dhe Eva filluan nje proces qe vazhdon edhe ne zemrat tona. Fakti qe ndiejme nje boshllek na tregon se ka dicka qe na mungon, qe eshte si dhimbja imagjinare e dikujt qe ka humbur nje gjymtyre. Ne e dim se dikur ka patur dicka atje dhe na dhemb akoma.

 

Megjithate, nuk duhet te heqim dore nga kerkimi, por duhet te shkojm atje ku shuhet etja e zemres, atje ku ka qen burimi i knaqesise se Adamit dhe Eves, tek Perendia.

Shpesh here perpiqemi te gjejm permbushje ne gjera te ndryshme, por, a e gjejm vertet? Degjoni cfare thote Zoti:

"O ju te gjithe qe keni etje, ejani tek ujrat...ju qe nuk keni para, ejani tek une, ju qe nuk keni buke ejani, shpirti juaj do te shijoje ushqime te shijeshme, tek une ajo qe kerkoni ne ter ditet tuaja"

 

Cfare po kerkoni?

Etja e zemres se njeriut do te shuhet tek Ai qe eshte vet Burimi i jetes.

Shkoni tek Ai qe thote: " Une kam ardhur qe te keni jete e ta keni me bollek."