Kritike
Kritike (amatore) mbi industrine e muzikes shqiptare...
Me siguri keni pare video kengesh shqiptare (kryesisht moderne, shume moderne) ku zakonisht kengetari eshte diku ne qender duke shpalosur talentin e tij, dhe rreth e rrotull tij ka nje grup vajzash (kryesisht me veshje popullore ose prape moderne :) dhe djemsh qe kercejne rreth e rrotull. Ne nje pjese te mire te rasteve valltaret e ndjekin mire muziken. Ka raste te tjera... Kur kenga rreh tek hareja, gezimi, dasma - te hedhurit perpjete me gezim, me vajza qe qeshin e levizin ritmikisht ka kuptim. Ne si shqiptare e kemi qejf kercimin. Mendoj.
Te hedhurit perpjete dhe buzeqeshjen kur kenga ka tekst vajtues, kete nuk e kuptoj. Cfare komunikon nje vajze qe kercen e gezuar, kur kengetari po vajton per nje dashuri te humbur, per nje njeri te humbur, a per nje tragjedi?
Qe te mos vazhdoj ankimin, po e mbyll me nje leksion te shkurter, te zbatueshem ne kontekstin e videove por edhe per fusha te tjera:
Leksion 1: Sfondi ka rendesi! Nje veprim ka nevoje per sfondin e duhur. P. sh. nese do ti propozosh nje vajze, momentin kur do te thuash fjalet qe mezi ke pritur t'i nxjerresh nga goja, kujdesu qe te mos jesh i parkuar ne mes te trafikut aty ku nuk lejohet (ne rast se jeni ne makine:); as te mos jesh ne nje kafe ku ka muzike techno-dance edhe fjalet nuk degjohen; dhe sidomos kujdesu qe te mos jesh duke propozuar perpara nje stalle lopesh, qe s'ja pertojne "muuuuseee" kur t'ju teket.
A eshte i qarte leksioni 1? A ka rendesi sfondi? Se shpejti leksione te tjera ne lidhje me muziken shqiptare!
Nga "Admiruesi i Muzikes Shqiptare", per Jetestudentore.com
Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu kanë merituar një cmim në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Rruga e zemrës”. Me siguri ndërveprimi i zërave, mënyra e të kënduarit, muzika, orkestrimi i këndshëm janë elementë që i dhanë kësaj kënge mundësinë të dalë më e mira. Në këtë përsiatje të shkurtër, do të hedhim ca mendime mbi mesazhin që përcjell kënga. Teksti i këngës:
Sa herë e thyer, sa herë e lodhur, Sa herë me frikën se ku po gabon
Tek vetja jote, ke gjithcka që kërkon,"Muzika e tij ka arritur miliarda njerez. Endrrat e tij frymezuan boten". Keshtu thuhet ne reklamimin e filmit te fundit mbi Majkell Xhekson (Michael Jackson),
nje film qe portretizon kengetarin ne provat e koncertit te tij te fundit perpara se te vdiste ne 25 Qershor te ketij viti. Majkell kishte filluar pergatitjet per nje tur koncertesh, madheshtor si edhe emri dhe fama e kengetarit.
Facebook
Google
Myspace
Yahoo
del.icio.us
Windows Live
Blogger


