Ndaje me te tjeret

Njerez dhe Histori

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Po të kisha një mijë paund, do t’i jepja për Kinën. Po të kisha një mijë jetë do t’ja jepja Kinës. Jo! Jo Kinës, por Krishtit. A mund të bëjmë tepër për Të?

Thirrja

Xhejms Hadson Tejlor lindi në Barnsli, Angli, në vitin 1832, në një familje të krishterësh të përkushtuar. Që i vogël ai dëgjoi ungjillin dhe, me besimin e fëmijës, pranoi atë që prindërit e tij i mësuan, por, në adoleshencë, e braktisi tërësisht besimin dhe ato që i kishte mësuar familja. Pas këmbënguljes në lutje të nënës dhe motrës së tij, në moshën 17 vjeçare, ai u rikthye në besim dhe ia përkushtoi jetën Zotit. Që nga ajo kohë ai pati bindjen e palëkundur se ishte thirrur nga Zoti të shkonte në Kinë.

Lexo me shume...

 

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

“Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë, do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë.” Psalmi 92:13-14 (LIM)

Në moshën 20 vjeçare, Xhejms Frejzër kishte një të ardhme premtuese. Shpejt ai do të diplomohej me rezultate të shkëlqyera në inxhinieri, një fushë që në fillim të shekullit të 20-të kishte perspektivë të madhe në gjithë botën. Me këtë dhe me talentin e tij të rrallë si pianist (ai mund të luante përmendësh pjesë të tëra pa gabime) e ardhmja e tij dukej e qartë. Megjithatë fjalët e një librushke të vogël që i dha një shoku i tij student ia ndryshuan krejt planet.

Lexo me shume...

 

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Keri lindi në vitin 1761 në një familje endësish në Northemptonshër, Angli.

Në moshën 14 vjeçare i ati e futi çirak tek një këpucar në një fshat fqinj, por Uilliami i ri kishte shumë dëshirë për të fituar dije. Dhuntia për mësimin e gjuhëve si edhe zelli i tij bënë që deri në moshën 20 vjeçare ai të kishte mësuar vetë latinishten, greqishten e vjetër, frëngjishten, holandishten dhe hebraishten, shpesh duke lexuar ndërsa punonte.

Në moshën 22 vjeçare u pagëzua dhe u

Lexo me shume...

   

Me shume Artikuj...

Page 1 of 2