Ndaje me te tjeret

Permbushje Profecish

sdgjd dsfgkl saoopwet

Attention: open in a new window. PDFPrintE-mail

Më shumë për profecitë e Biblës.

Shtatëqind vjet para se të lindej Jezusi, në librin e Isaias (në Dhiatën e Vjetër) u shkruan profeci për ardhjen e Mesias. Jezusi përmbushi jo vetëm këto profeci, por përmbushi mbi 300 profeci të tjera specifike për Mesian që gjenden në gjithë Dhiatën e Vjetër. Më poshtë jepen vetëm disa nga ato që gjenden në librin e Isaias të krahasuara me Dhiatën e Re...

Profecitë e Dhiatës së Vjetër Plotësimi në Dhiatën e Re
Lindur nga një virgjëreshë
Prandaj vetë Zoti do t'ju japë një shenjë: Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel (që do të thotë, Perëndia me ne, Shën i red.). (Isaia 7:14)
Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi në këtë mënyrë: Maria, nëna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se të fillonin të rrinin bashkë, mbeti shtatzënë nga Fryma e Shenjtë...
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siç e kishte urdhëruar engjëlli i Zotit dhe e mori pranë vetës gruan e tij;
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj të parëlindur, të cilit ia vuri emrin Jezus. (Mateu 1:18,24,25)
Shërbesë me mrekulli
Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. (Isaia 35:5,6)
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni: Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.'" (Mateu 11:4,5)
Vdiq për mëkatet e njerëzimit
"Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve." (Isaia 53:5,6)

...sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve, (Isaia 53:12b)
"Unë jam bariu i mirë. Bariu i mirë jep jetën e vet për delet." (Gjoni 10:11)

Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë. Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë". (Luka 18:31-33)

Atëherë Pilati mori Jezusin dhe dha urdhër ta fshikullonin. Dhe ushtarët thurën një kurorë me gjemba, ia vunë mbi krye dhe i veshën sipër një mantel të purpurt, dhe thoshin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve"; dhe i binin me shuplaka. (Gjoni 19:1-3)

Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit që quhej "Kafka", që në hebraisht quhet "Golgota", ku e kryqëzuan, dhe me të dy të tjerë, njërin në një anë e tjetrin në anën tjetër, dhe Jezusi në mes... (Gjoni 19:17-18)

Komentet e Jezusit mbi profecitë e Dhiatës së Vjetër për veten e Tij:

-- "Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të përjetshme; dhe ato janë këto që dëshmojnë për mua." (Gjoni 5:39)

-- "Në qoftë se ju do t'i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua." (Gjoni 5:46)

-- Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen. Ai, pra, do t'u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë." (Luka 18:31-33)

Pasi u ringjall së vdekuri...

-- Atëherë ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët! Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?". Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.. (Luka 24:25-27)

-- Pastaj u tha atyre: "Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet". Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: "Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë, dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave. (Luka 24:44-48)

Burimi: www.studentishqiptar.com

(Të gjitha pasazhet biblike janë marrë nga përkthimi në Shqip i Diodatit të Ri, LIM)