Last Updated on Tuesday, 24 November 2009 16:57 Written by Administrator Wednesday, 12 August 2009 22:29
Cilët jemi?
Ne jemi studentë si ju, pothuaj nga çdo universitet i Shqipërisë dhe Kosovës. Pas një rruge të gjatë dhe jo të lehtë e gjetëm veten studentë. Që në ato ditë të para në universitet na u gjet pranë një lëvizje studentore, e quajtur JETE STUDENTORE. Kjo e bëri të lehtë tranzicionin për ne. Mes arritjeve dhe sfidave universitare morëm guximin të konsideronim me seriozitet disa nga pyetjet thelbësore të jetës, që vështirë se e lënë dikë të qetë derisa të marrë përgjigje. Jetë Studentore krijoi mundësi të shumta për biseda të me themel për jetën dhe besimin, në takime të mëdha e forume të hapura, në seminare e debate, në grupe të vogla e biseda personale, duke pirë kafe e duke lexuar jetët e tyre, me anë të internetit e me anë të revistës Jetë Studentore, që ka mundësi e keni pasur në duar.
Jemi përpjekur (dhe po përpiqemi) të lexosh materiale argëtuese, nxitëse, sfiduese: por që të kënaqin, dhe të fusin në udhën e kërkimit të së vërtetës. Nëse do të lidhesh me ne, jemi në Universitetin e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Prishtinës dhe Shkupit, Tetovës. Jemi gati të të ndihmojmë ndërsa ecën në rrugën e jetës studentore.
Jetë Studentore është një lëvizje mbarëbotërore, aktive në më shumë se 200 vende në botë, me qindra mijëra studentë të përfshirë. Në Shqipëri filloi në vitin 1992 dhe sot renditet ndër grupet më të mëdha aktive në qendrat studentore.
Çfarë i jep jetë lëvizjes “Jetë Studentore”?
Potenciali, energjia dhe larmia që mbartim ne studentët dhe çdo njeri, është jashtzakonisht e madhe. Megjithatë, ka diçka që e mpin këtë gjallëri dhe e frenon këtë potencial: mospërmbushja e nevojave më të thella shpirtërore.
Jetë Studentore dorëzohet përballë kësaj nevoje dhe pranon me realizëm qëllimin e jetës, trumbetuar qartazi në Bibël: Njeriu u krijua për Perëndinë, për një lidhje të ngushtë me Të, as më shumë e as më pak. Por, fatkeqësisht, ka zgjedhur të jetojë pa Të, sikur të ishte vetë Perëndi. “Ndaluni dhe pranoni që unë jam Perëndia, ju kam bërë unë juve dhe jo ju mua”, - thotë Zoti. Nuk mund të gjejmë një shpjegim më të arsyeshëm për gjendjen në të cilën ndodhet njeriu sot. Bibla godet përsëri në zemër të problemit. “Ne të gjithë endeshim si delet pa bari, secili prej nesh ndiqte rrugën e vet.” Ky është mëkati në kuptimin e tij më të thellë. Aq i thellë është problemi sa ne nuk jemi më të aftë ta zgjidhim vetë. Perëndia e di këtë, prandaj Ai vetë hapi mundësinë që ne të kthehemi tek Ai..., nëpërmjet vdekjes së Jezu Krishtit në kryq. Bibla thotë: “Perëndia aq shumë e deshi botën, saqë e dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Jezu Krishti u kryqëzua për mëkatet tona, në vendin tonë. Ai vdiq, u varros dhe u ringjall nga të vdekurit. Për shkak të vdekjes së Tij zëvendësuese (në vendin tonë), ne mund të hyjmë në një marrdhënie me Perëndinë. “Atyre që e pranuan, Ai u dha pushtetin të bëhen fëmijë të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij.” Është marrëdhënia e fortë me Krishtin që vdiq dhe u ringjall, ajo që i jep jetë lëvizjes “Jetë Studentore”.
Nga t’ia nisësh?
Nëse realiteti i mësipërm është i qartë për ty dhe dëshiron të kthehesh tek Perëndia, hapja zemrën Atij vetë, duke i thënë:
“Perëndi, unë dua të të njoh. Deri tani nuk të kam lejuar të hysh në jetën time, por dua që kjo të ndryshojë. E kuptoj dhe e pranoj që vetëm vdekja e Jezuit në vendin tim bën që unë të jem i falur dhe i pajtuar me Ty. Dua të të kem ty Zot në jetën time që nga kjo ditë e tutje”.
Nëse ti merr këtë hap me Zotin Ai do të përtërijë identitetin tënd të humbur. Kultivo një marrëdhënie të fortë me Të dhe do të shikosh realitetin të ndryshojë ditë pas dite. Jeta merr kuptim kur gjen burimin e saj. Jezusi tha: “Unë kam ardhur që të keni jetë e ta keni atë me bollëk”. Një lidhje e fortë me Jezusin sjell jetë.
Për më shumë...
Ç’mund të thuhet në kaq pak vend për hapësirën e pafund të shpirtit dhe kuptimin e jetës? Mendja dhe zemra nuk kënaqen me pak. Prandaj ne të mirëpresim të ulemi dhe të shkëmbejmë mendimet dhe eksperiencat tona. Gjithashtu, mund të lidhemi bashkë nëpërmjet: www.studentishqiptar.com
Kërkim të mbarë,
“Jetë Studentore”
Kush jemi ne
Facebook
Google
Myspace
Yahoo
del.icio.us
Windows Live
Blogger


