Kritike (amatore) mbi industrine e muzikes shqiptare...
Me siguri keni pare video kengesh shqiptare (kryesisht moderne, shume moderne) ku zakonisht kengetari eshte diku ne qender duke shpalosur talentin e tij, dhe rreth e rrotull tij ka nje grup vajzash (kryesisht me veshje popullore ose prape moderne :) dhe djemsh qe kercejne rreth e rrotull. Ne nje pjese te mire te rasteve valltaret e ndjekin mire muziken. Ka raste te tjera... Kur kenga rreh tek hareja, gezimi, dasma - te hedhurit perpjete me gezim, me vajza qe qeshin e levizin ritmikisht ka kuptim. Ne si shqiptare e kemi qejf kercimin. Mendoj.
Te hedhurit perpjete dhe buzeqeshjen kur kenga ka tekst vajtues, kete nuk e kuptoj. Cfare komunikon nje vajze qe kercen e gezuar, kur kengetari po vajton per nje dashuri te humbur, per nje njeri te humbur, a per nje tragjedi?
Qe te mos vazhdoj ankimin, po e mbyll me nje leksion te shkurter, te zbatueshem ne kontekstin e videove por edhe per fusha te tjera:
Leksion 1: Sfondi ka rendesi! Nje veprim ka nevoje per sfondin e duhur. P. sh. nese do ti propozosh nje vajze, momentin kur do te thuash fjalet qe mezi ke pritur t'i nxjerresh nga goja, kujdesu qe te mos jesh i parkuar ne mes te trafikut aty ku nuk lejohet (ne rast se jeni ne makine:); as te mos jesh ne nje kafe ku ka muzike techno-dance edhe fjalet nuk degjohen; dhe sidomos kujdesu qe te mos jesh duke propozuar perpara nje stalle lopesh, qe s'ja pertojne "muuuuseee" kur t'ju teket.
A eshte i qarte leksioni 1? A ka rendesi sfondi? Se shpejti leksione te tjera ne lidhje me muziken shqiptare!
Nga "Admiruesi i Muzikes Shqiptare", per Jetestudentore.com
Facebook
Google
Myspace
Yahoo
del.icio.us
Windows Live
Blogger



Duke pasur parasysh llojin e kritikave qe ke bere edhe ti, une nuk merrem shume me muziken shqiptare! Jane shume te rrall ata kengetar qe dijne ta organizojne kengen dhe skenen.
Falemnderit per leksionin nr.1! Nuk do i perseris me keto gabime!
Mezi po pres leksionin nr.2!