I pandehur “papritmas”

Ishte një nga ato ditët që për një shkak aspak të patregueshëm nuk mundi të vazhdonte në ritmin normal të saj. Arsyeja është ngjarja e mëposhtme. (Historia është reale. Emrat e vërtetë janë ndryshuar për të ruajtur konfidencialiletin e personave përgjegjës).
Herët në mëngjes morra një telefonatë nga mamaja ime. Diçka jo e mirë kishte ndodhur. “Shiko lajmet shpejt ne televizor,- më tha. Fillova të ndjej ftohte edhe pse ishte një nga ato ditët e ngrohta të pranverës. Morra frymë thellë dhe fillova të kontrolloj televizorin për lajme. Në fillim pashë një lajm të shkruar e më pas dëgjova nga spikerja: “Agim B është kapur nga policia së bashku me disa nëpunës rreth orës 23:00. Arsyeja ai u kishte kërkuar një favor dhe u kishte dhënë lekët që i kishin kërkuar. Në shoqërinë tonë ne dëgjojmë të thuhet : U dha një “kafe”, por në lajme thuhej se arsyeja e arrestimit ishte korupsion pasiv. Përfitimi I premtuar ishte në mënyrën e padrejtë. Policia duke qënë në dijeni të këtyre veprimeve kishte kohë që survejonte nëpunësit duke regjistruar çdo bisedë telefonike dhe duke bërë edhe filmime të personave të dyshuar.
U trondita, por nuk e dija që për shumë kohë do të ndieja një peshë kaq të madhe në zemër për të dhe për familjen e tij. Ai është një prej të afërmve tanë. Ditën e parë familja ishte e tronditur por me shpresë se do të lirohej shpejt, sepse njihnin njerëz me pozitë që mund t’i ndihmonin. Orët kalonin dhe ankthi rritej dhe premtimet ishin vetëm fjalë. Kur shkova për vizitë tek familja situata dukej edhe më e rëndë. Babai rreth të 80-ve vetëm qan pa zë dhe pi duhan. Nëna dridhet dhe s’ka ngrënë bukë gjithë ditën. Gruaja duke qarë na tregon se sa keq janë ndier kur ne 11 të natës kanë dëgjuar trokitjet në derë dhe si e arrestuan. Djali tashmë adoleshent për të mos u treguar I dobët rri serioz dhe I heshtur ndërsa vajza na qeras me lot në sy.
Agimi është një familjar shumë i mirë sipas çdo lloj standarti njerëzor. Me sytë e mij e kam parë se sa shumë ai i respekton dhe kujdeset për familjen dhe prindërit e tij me të cilët ka më shumë se 20 vjet që jetojnë së bashku. Sa shumë më dhimbsen dhe lutem në heshtje që Zoti t’i ngushëllojë dhe ky tmerr të marrë fund.
Një avokat I ri I cili është edhe I afërmi ynë pranoi ta mbrojë falas përveç lekëve të proçedurave. Kur ai po u tregonte ligjet prindërit e personit të akuzuar nuk mund t’i kuptonin. Ai mund të dënohej nga 6 muaj deri në 3 vjet. ”Pse duhet të dënohet, se dha nje “kafe” si gjithë njerëzit”? “Favori që morri ishte shumë I vogël, të tjerët vjedhin miliona dhe askush nuk i dënon”? “Pse djali ynë, pse vetëm ai? Por ligji është ligj dhe thyerja e tij dënohet ky është shpjegimi i vetëm që ai mund t’u japë.
Mbas disa ditësh nga avokati mësuam se Agimi ishte shumë i tronditur. Kërkesa e prindërve për ta takuar ishte refuzuar nga autoritetet përkatëse. Mendoja me vete: Ai është penduar, A mund të falet? Oh sikur shteti të mund ta falte?
Më në fund avokati siguroi lirimin me kusht. Patjetër kanë pasoja fianciare për favorin e padrejtë por ai i është kthyer familjes më në fund.
Po sikur në jetët tona të kishte biseda të regjistruara të fjalëve dhe aq më shumë të mendimeve të zemrës nëse do të egzistonte një mundësi e tillë. Kamera të fshehta trokitje në orët e vona të natës……. Të jesh i pandehur në një moment të papritur. A do të ishe gati? E di shumë mirë që Zoti me sheh dhe Atij nuk mund t’i fshihem as në errësirën me të errët. A je gati të përballesh me gjykimin e tij sipas standartit të plotë të Drejtësisë të parashtruar nga Ai? A do të dilje fajtor apo I pafajshëm?

Në një emisionin televiziv kur aktoren e mirënjohur Xhulia Roberts e pyetën : Çfarë do t’i thuash Zotit kur të jesh para Tij?(Një pyetje e zakonshme në programin në fjalë). Ajo me sinqeritet dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Do t’i them më lër të hyj brenda”. Por duke ditur Standartin e Drejtësisë së Tij dhe duke ditur që Ai synon përkryerjen a mund të guxoje të dilje para Tij?
Shkroi për Jetë Studentore
Irida Hoxha

Etiketa:

Kategoria: coffeeTIME

Komente (4)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Tola says:

    Shume e vertete qe kushdo munda ta gjente veten “te pandehur” 🙂 po mire qe kemi hirin e Zotit tone! Te lumte Ida!

  2. Cela says:

    Shume e bukur kjo. Bravo Irida!!

  3. Fansi says:

    Irida, shume faleminderit per sinqeritetin qe ke treguar, ndersa tregon nje pjese te jetes sate.

    akoma edhe me shume pershtypje me ben fakti se sa mire e ke permbledhur tensionin qe mund te kemi nese secilit do t’i rregjistrohen gjerat e jetes se tij.
    Ashtu si e ke thene edhe ti, te pakten para Zotit Jezus, jme te zbuluar, ngaqe Ai i di te gjitha, edhe pse jane te panjohura per shumicen e njerezve.

    Edhe nje burre tjeter sa luftetar i fuqishem aq edhe i perulur para Zotit, mbreti David e pershkruan kete tension tek Ps 139.

    Sa mire qe vete Zoti, Krishti vdiq qe te mos vdes cdonjeri qe i ka besuar sakrifices se Tij.

  4. Alma says:

    Idaaa,
    Te lumte vertet. Ndersa po e lexoja e perjetova vertet seriozitetin e gjithe ngjarjes dhe te qendruarit perballe Zotit per t’i dhene llogari.
    Me pelqeu edhe nxerrja ne pah e faktit qe peshorja e Zotit eshte ndryshe nga ajo e njerezve dhe nuk duhet te masim veten me njerezit, por me Zotin. S’ka rendesi sa ka kushtuar “kafja”:).

    Shkruaj perseri:).

Komento ketu