Historia e tre pemeve

Na ishin njё herё nё majё tё njё mali tre pemё tё vogla, tё cilat rrinin e ёndёrronin se çfarё dёshironin tё bёheshin kur tё rriteshin. Pema e parё vёshtroi yjet lart dhe tha: Unё dua tё bёhem sёnduk pёr  thesare. Unё dua tё mbulohem me flori, dhe tё mbushem me gurё tё çmuar. Unё do tё jem  sёnduku mё i bukur nё tё gjithё botёn.” Pema e dytё vёshtroi njё rrёke tё vogёl qё rridhte drejt oqeanit. “Unё dua tё udhёtoj nё ujra tё paanё duke transportuar nё kurrizin tim mbretёr tё fuqishёm. Unё do tё jem anija mё e mrekullueshme nё botё.” Pema e tretё hodhi sytё poshtё nё fushё ku burrat dhe gratё punonin nё qytetin e zhurmshёm. “Unё nuk dua qё tё largohem nga maja e malit. Unё dua tё bёhem kaq e gjatё saqё kur njerёzit tё ndalojnё pёr tё mё parё, tё ngrejnё sytё lart nё qiell dhe tё mendojnё pёr Zotin. Unё do tё jem pema mё e lartё nё botё.” Kaluan vite. Ra shi, ndriçoi dielli dhe pemёt e vogla u rritёn e u zgjatёn. Njё ditё tre druvarё iu ngjitёn malit. Druvari i parё vёshtroi pemёn e parё dhe tha: “Kjo pemё ёshtё e mrekullueshme. Ështё tamam ajo qё po kёrkoja.” Me njё tё goditur tё sёpatёs sё mprehtё, pema e parё ra. “Tani unё do tё bёhem njё sёnduk i bukur. Mua do mё mbushin me thesare tё mrekullueshёm!” tha pema e parё. Druvari i dytё vёshtroi pemёn e dytё dhe tha: “Kjo pemё ёshtё e fortё, e pёrsosur pёr mua.” Me njё goditje tё sёpatёs sё tij tё mprehtё, pema e dytё ra. “Tani do tё lundroj nё ujёra tё paanё!” mendoi pema e dytё. “Unё do tё jem njё anije e fortё pёr mbretёr tё mёdhenj!” Pemёs sё tretё iu drodh zemra kur pa qё druvari i tretё po e vёshtronte. Ajo qёndroi drejt, e gjatё siç ishte dhe tregoi qiellin me trimёri. Por druvari i tretё as qё i ngriti sytё lart. “Çdo lloj peme do tё ishte e mirё pёr mua” murmuriti ai. Me njё goditje tё fortё me sёpatёn e mprehtё, pema e tretё ra. Pema e parё u lumturua kur druvari i çoi tek marangozi. Por ai bёri me tё njё grazhd pёr kafshёt. Pema dikur e bukur nuk u mbulua me ar, as nuk u mbush me thesare. Ajo u mbulua me tallash dhe u mbush me kashtё pёr kafshёt e uritura tё fermёs. Pema e dytё buzёqeshi kur druvari e çoi nё njё kantier detar, por atё ditё nuk u ndёrtua asnjё anije e madhёrishme. Pёrkundrazi, pema e vogёl u mbёrthye dhe u sharrua derisa u ndёrtuar njё varkё e thjeshtё peshkimi. Ajo ishte shumё e vogёl dhe shumё delikate pёr tё lundruar nё oqean, qoftё edhe nё njё lumё; prandaj u dёrgua nё njё liqen tё vogёl. Pema e tretё mbeti e çuditur kur druvari e preu nё trarё tё fortё dhe e vendosi nё depon e druve. “Çfarё ndodhi?” mendoi pema dikur e lartё. “Gjithçka kam dashur gjithё jetёn ishte tё rrija nё majё tё malit dhe tё tregoja Zotin…”. Shumё e shumё ditё e net kaluan. Tё treja pemёt pothuajse i harruan ёndrrat e tyre. Por njё natё, drita e artё e yjeve u derdh mbi pemёn e parё ndёrsa njё grua e re vendosi foshnjёn e saj tё sapolindur nё grazhd. “Do doja tё bёja njё djep pёr tё” pёshpёriti burri i saj. Nёna e re i shtrёngoi dorёn dhe buzёqeshi ndёrsa rrezet e diellit shkёlqenin mbi drurin e lёmuar dhe tё fortё. “Ky grazhd ёshtё i bukur” tha ajo. Dhe papritur pema e parё e kuptoi qё po mbante thesarin mё tё madh nё botё. Njё mbrёmje njё udhёtar i lodhur dhe shokёt e tij hipёn nё varkёn e vjetёr tё peshkimit. Udhёtari ra nё gjumё ndёrsa pema e dytё lundronte qetёsisht mbi liqen. Shpejt filloi njё stuhi me bubullima e vetёtima. Pema e vogёl u drodh. Ajo e dinte qё nuk mund tё kalonte aq shumё njerёz nё anёn tjetёr shёndoshё e mirё pёrmes gjithё asaj ere dhe shiu. Udhёtari i lodhur u zgjua. Ai u ngrit, zgjati duart dhe tha: “Qetёsohu!” Stuhia pushoi po aq shpejt sa filloi. Dhe papritur pema e dytё e kuptoi qё po mbante mbretin e qiellit dhe tё tokёs. Njё tё premte nё mёngjes, pema e tretё u befasua kur trarёt e saj u nxorrёn nga turra e druve. Ajo u drodh ndёrsa po e transportonin pёrmes njё turme tё inatosur qё bёrtiste. Ajo u drodh pёrsёri kur ushtarёt mbёrthyen duart e njё njeriu mbi trupin e saj. Ajo ndjeu shёmti, vrazhdёsi dhe mizori. Por tё dielёn nё mёngjes, kur doli dielli dhe toka fёrgёlloi nga gёzimi poshtё saj, pema e tretё e kuptoi qё dashuria e Zotit kishte ndryshuar çdo gjё. Pemёn e tretё e kishte bёrё mё tё fortё. Dhe çdo herё qё njerёzit mendonin pёr pemёn e tretё, ata mendonin edhe pёr Zotin. Kjo ishte akoma mё mirё sesa tё ishte pema mё e gjatё nё botё.

Herёn tjetёr qё ndiheni keq sepse nuk morёt atё qё donit, rrini tё qetё dhe lumturohuni sepse Zoti po mendon diçka mё tё mirё pёr ju.

Perktheu: Ana Llakaj


Etiketa: ,

Kategoria: coffeeTIME

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Gezim says:

    Sh e mire po e mar per ta ven tek faqja ime Thenie me Bote 🙂

Komento ketu