Historia e një fëmije.

Një grua shumë e shqetësuar shkoi për vizitë tek gjinekologu i saj dhe i tha:

‘Doktor kam një problem shumë serioz dhe kam patjetër nevojë për ndihmën tuaj! Kam një fëmijë që akoma nuk ka mbushur një vjec dhe unë jam përsëri shtatzënë. Nuk dua që t’i lind fëmijët kaq afër me njëri tjetrin.’

Doktori e dëgjoi më vëmendje dhe pastaj e pyeti: ‘ E kuptova shqetësimin tuaj, por si kërkon që të të ndihmoj unë?’

Ajo i tha: ‘Dua që ta ndërpresësh shtatzaninë. Kjo është ndihma që unë pres prej jush.’

Doktori u mendua paksa dhe pas një farë kohe heshtjeje i tha zonjës: ‘Mendoj që kam një zgjidhje më të mirë për problemin tënd. Gjithashtu është edhe më pak e rrezikshme për shëndetin tuaj’

Ajo buzëqeshi, duke menduar që doktori e kishte pranuar kërkesën e saj.

Pastaj doktori vazhdoi: ‘Ajo që po mendoja është, që duke parë që ti nuk mund të kujdesesh për dy bebe njëkohësisht, atëherë le të vrasim atë që akoma nuk ka mbushur një vjec. Në këtë mënyrë ti do të pushosh ca deri sa ai që është në barkun tuaj të lindë. Në qoftë se do të vrasësh njërin prej tyre atëhere nuk ka rëndësi se cilin zgjedh. Nuk do të kesh asnjë rrezik për shëndetin në qoftë se zgjedh atë që është në krahët e tu.

Gruaja dëgjoi e tmerruar dhe i tha: ‘Jo, jo doktor! Kjo që po thoni është e tmerrshme! Krimi më i madh është që të vrasësh një bebe!

‘Jam dakord me ju’, ju përgjigj doktori. ‘Por duke qenë se ju vetë erdhët me këtë ide atëhere unë mendova që të të jap zgjidhjen më të mirë.’

Doktori buzëqeshi duke parë që kishte arritur të ishte i qartë. Ai e bindi këtë nënë të re që nuk kishte diferencë midis, të vrasësh një fëmije që kishte lindur dhe një fëmije që ishte akoma në mitrën e nënës.

Krimi është i njëjtë.

Bashkë ne mund të ndihmojmë të shpëtojmë këto jetë të cmuara.

“Dashuria thotë që unë e sakrifikoj veten time për të mirën e një tjetri. Aborti thotë që unë sakrifikoj personin tjetër për të mirën time…”

Jezusi sakrifikoi Veten e tij për të mirën e mëkatarve. Kjo është dashuria e pastër.

 

Për të ditur më shumë  për dashurinë e pastër kliko këtu.

 

 

Etiketa: , , , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu