Histori e vërtetë:)

Kjo është një histori e e Xhorxhit nga Misisipi. Sapo u shtri në krevat për gjumë gruaja i tha që kishte lënë hapur dritën e guzhinës dhe të shkonte ta fikte. Xhorxhi hapi derën e guzhinës dhe kur po bëhej gati të fikte dritën dëgjoi zhurma që vinin nga oborri i shtëpisë. U afrua te dritarja dhe pa dy njerëz që po përpiqeshin të vidhnin makinën e tij në oborr.

Menjëherë  i telefonoi policisë që e pyeti ‘A ju ka hyrë njeri brenda në shtëpi?’  dhe Xhorxhi tha që jo dhe i shpjegoi situatën. Pastaj polici ju përgjegj që të gjitha patrullat e policisë janë të zëna dhe i tha që thjesht të mbyllte derën mirë nga brenda dhe policia do të vinte kur të kishte mundësi.

Xhorxhi tha, ‘OK’, e mbylli telefonin, numëroi deri në 30, dhe mori përsëri policinë në telefon.

‘Mirëmbrëma, ju mora në telefon disa sekonda më parë për t’ju thënë që kishin hyrë njerez në oborrin tim. Desha t’ju thoja që nuk keni pse të shqetësoheni më për ata, sepse i qëllova me pistoletë dhe i palosa mirë’

Pastaj e mbylli telefonin. Për pesë minuta para shtëpisë së tij mbërritën tre makina policie,  një skuadër e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulanca. Padyshim që ata i arrestuan hajdutët menjëherë.

Një nga policët ju afrua Xhorxhit dhe i tha: ‘ Ti sikur më the që i qëllove me pistoletë hajdutët!’

Xhorxhi ju përgjigj, ‘ Edhe ti sikur the që asnjë nga policët nuk ishte i lirë!’

 

Kategoria: FunZone

Komento ketu