Gojë e shëndetshme ndihmon për fjalë të shëndetshme

Pastrimi si duhet i dhëmbëve dhe mishrave do të ndihmojë që të kesh një gojë të shëndetshme. Dhëmbët dhe mishrat e prishur në qoftë se nuk trajtohen mund të të shkaktojnë infeksione në gjak dhe kocka. Me kalimin e kohës, smalti i dhëmbëve do të hollohet duke u shtuar shanset për formimin e kaviteteve. Duke e bërë rutinë kujdesin për gojën tuaj, atëhere do të evitoni në masë të madhe prishjen e dhëmbëve dhe të mishrave.

1.     Praktiko higjenën orale në mënyrë të rregullt. Kjo do të thotë të lash dhëmbët pas çdo vakti. Përdor një pastë që përmban fluor dhe një furcë të përshtatshme për gojën tuaj (soft ose medium). Ka furça që mund ti përdorësh dhe për pastrimin e gjuhës.

2.     Njëherë në ditë përdor fill për dhëmbët. Pas çdo larje me pastë përdor një shplarës goje që përmban fluor. Fluori mbron dhëmbët duke zvogëluar rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

3.     Cdo hap është i rëndësishëm në higjenën orale. Mos të qenit korrekt në higjenë do t’ju sjelli probleme serioze më gojën tuaj gjatë gjithë jetës. Do t’ju sjelli dhe shpenzime të konsiderueshme financiare.

4.     Cdo herë pasi hani sheqer, karamele ose fruta që përmbajnë sheqer natyral si portokallja,  mos harroni të pini ujë më pas. Uji do të ndihmojë të largojë sheqerin nga dhëmbët, duke parandaluar kavitetet dhe prishjen. Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ndihmon gjithashtu në largimin e erës së keqe të gojës të shkaktuar nga bakteret.

5.     Përdor çumçakiz. Dentisti im më këshillon që duhet të laj dhëmbët gjithmonë pas cdo vakti, por ndonjëherë kjo nuk është e mundur. Kur nuk ke mundësi për të larë dhëmbët me pastë, përtyp një çumçakiz pa sheqer. Cumçakizi bën që goja të prodhojë pështymë, e cila vepron si një larës natyral i gojës. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e karieve.

6.     Pi qumësht. Pirja e qumështit gjatë vakteve do të ndihmojë ne uljen e aciditetit në gojë, kështu që do të parandalojë prishjen e smaltit të dhëmbëve tuaj.

7.     Ha më shumë mollë. Molla është shumë e shëndetshme për gojën tuaj. Përtypja e mollës ndihmon në pastrimin e gurëzave nga goja juaj dhe lufton erën e keqe të gojës.  Gjithësesi ki kujdes sepse mollët përmbajnë acid. Acidi nuk është i mirë për smaltin e dhëmbëve tuaj, kështu që pi qumësht ose ujë pas ngrënies së mollës.

8.     Mos harro të shkosh shpesh për vizitë tek dentisiti juaj. Rekomandohet që të bëni një pastrim gurëzash një herë në vit. Mos hezitoni të pyesni dentistin tuaj për çdo gjë të paqartë.

 

“Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç`pyll të madh djeg! Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Mos vallë burimi nxjerr nga e njejta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur? Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë.” Letra e Jakobit ne Bibël. Lexo Letra e Jakobit

Përgatiti për Jetë Studentore, Alban Pasho

 

Etiketa: ,

Kategoria: jsZONE

Komento ketu