Ç’gjëra kemi humbur?!

“Në një stacion metroje, në Washington DC, në një mëngjes të ftohtë Janari të vitit 2007, një burrë po luante me violinë, për rreth 45 minuta, gjashtë pjesë nga kompozitori i madh BAH (Bach). Gjatë asaj kohe, rreth 2000 njerëz kaluan përmes stacionit, shumica e tyre duke vrapuar për në punë.

Vetëm pas katër minutash, një i moshuar vërejti se një muzikant po luante. Ai ngadalësoi rritmin dhe u ndal për disa sekonda, pastaj nxitoi për të mbaruar punët e tija.

Katër minuta më vonë, violinisti mori dollarin e tij të parë. Një grua i hodhi para në kapele dhevazhdoi të ecë, pa u ndalur.

Në minutën e gjashtë, një i ri u mbështet në mur për të dëgjuar, pastaj pa orën dhe filloi të ecë përsëri.

Në minutën e dhjetë, një djalë tre-vjeçar u ndal, por nëna e tij e tërhoqi, pasi e kish me ngut. Fëmija u ndal për të parë violinistin përsëri, por nëna e detyroi fëmijën të ecë, ai vazhdoi me nënën duke e kthyer kokën gjatë gjithë kohës. Ky veprim u përsërit edhe nga disa fëmijë të tjerë, por çdo prind, pa përjashtim detyruan fëmijët e tyre për t’u larguar me të shpejtë.

Për rreth dyzet e pesë minuta, muzikanti vazhdoi të luante pa pushim. Gjatë kësaj kohe, vetëm gjashtë njerëz u ndalën dhe dëgjuan për një kohë të shkurtër. Rreth njëzet i ofruan para, por dhe ata vazhduan të ecin në ritmin e tyre normal. Violinisti mblodhi një total prej 32 dollarësh.

Pas një ore:
Ai përfundoi në heshtje dhe mblodhi veglat e tija. Askush nuk e vuri re dhe askush nuk e duartrokiti. Askush  nuk i dha të njohur.
Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuara të shkruara ndonjëherë, me një violinë që vlente 3.5 milion dollarë. Dy ditë më parë, Joshua Bell kishte luajtur në një teatër në Boston, ku çdo karrige kushtonte mesatarisht 100 dollarë, vetëm për t’u ulur dhe për të dëgjuar atë duke luajtur të njëjtën muzikë.

Kjo është një histori e vërtetë

Kjo ngjarje ku Joshua Bell, duke luajtur pa u prezantuar si violinist i njohur  në stacionin e Metrosë së Washington DC, u organizua nga “Washington Post” si pjesë e një eksperimenti shoqëror në lidhje me shijet, ndijimin dhe përparësitë e njerëzve.

Ky eksperiment ka ngritur disa pyetje:

Në një mjedis të përbashkët, në një orë të papërshtatshme, nuk e kemi ne aftësinë të perceptojmë bukurinë?

Nëse është kështu, a e kemi të ndaluar ta vlerësojmë atë?

A mund ta dallojmë talentin në një kontekst të papritur?
Një përfundim i mundshëm që mund të dali nga ky eksperiment është: Nëse ne nuk kemi mundësinë të ndalemi dhe të dëgjojmë një nga muzikantët më të mirë në botë, i cili është duke luajtur disa nga pjesët muzikore më të mira të shkruara ndonjëherë, me instrumentin më të bukur dhe cilësor të punuar ndonjëherë…..

sa gjëra të tjera jemi duke humbur, ndërkohë që po vrapojmë përmes rrjedhës së jetës?

 

Para 2000 vjetësh Perëndia zgjodhi që të vinte në tokë si një fëmijë. Nuk ishte një ekperiment për të parë sesi do të reagonin njerëzit, por ishte shpresa e vetme për të gjitha kombet. Nuk ishte rastësi që profeti Isaia e parashikoi para qindra vjetësh këtë vizitë hyjnore.

Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.

Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

Prandaj do t`i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.

Isaia 53

Gëzuar Krishtlindjen!

Përgatiti për Jetë Studentore, Entela Ç..

 

Nëse do të dish se si të fillosh një miqësi personale me Jezuin, të lutemi kliko këtu!!

Dua të di më shumë, para se të vendos

Etiketa: , , , , , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komente (2)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Loria says:

    Shume faleminderit per shkrimin,ishte me shume kuptim.Uroj qe te gjithe do te mund te ndalemi dhe te ftojme magjine e Krishlindjes te hyje ne jetet tona per ti trasformuar ato me historine me te vecante qe bota ka njohur ndonjehere.

  2. Ola says:

    Shume faleminderit Entela, qe ndave me ne mbrekulline dhe madheshtin e kapitullit 53 te ISAIA!!!!

    Gezuar per shume vjet Krishtlindjet!

Komento ketu