Një tjetër lloj party – festa vazhdon…

E shikoni videon? Në pamje të parë duket thjesht si një grup studentësh që po kërcejnë valle popullore. Deri këtu s’ka vend për lajm. Deri këtu duket si një nga ato “party”-t e thjeshta e të vjetra ku të rinjtë kërcejnë.

Mirëpo që ta kuptoni që kjo është “një tjetër lloj party” po ju tregojmë ca “sekrete” – ngjarje që kanë ndodhur përpara se të fillonte vallja. Rreth 600 studentë në Elbasan kanë marrë në dorë revistën tonë Jetë Studentore. Pasi kanë lexuar revistën janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të veçantë. 100 studentë nga Elbasani i janë përgjigjur ftesës për të ardhur në takim e për të folur rreth revistës.

Për gati 1 orë e gjysëm kemi folur rreth asaj që ofron jeta studentore, kemi folur për “sekretet” e Jennifer Lopez – ato sekrete që ajo nuk na i tregon në këngë e saj “On the Floor”. Kemi folur për nevojën që të kërkojmë përgjigje të thella për veten, për jetën, për Zotin – të gjitha këto, pyetje që fatkeqësisht universiteti nuk është gati t’ju japë përgjigje. Reklama e famshme e një universiteti ku shfaqet Dritëro Agolli duke thënë “njeriu mëson edhe të vdesë” kërkon një thellim që shkon përtej dyerve të universitetit. Pasi i kemi folur të gjitha këto, e kemi dhënë çmime interesante për studentët, atëherë ka filluar vallja. Në valle, meqë ra fjala, ka valltarë shqiptarë por edhe të rinj amerikanë që kënaqen duke kërcyer “shqip”.

Më thuaj ku e gjen këtë lloj party?

Sot ka pasur edhe te pakten 3 party te tjera studentore të këtij lloji. Festa ka vazhduar në  Tiranë, në Shkodër dhe në Durrës…

Etiketa: , , , ,

Kategoria: AKTIVITETE

Komento ketu