Ëndrra ime

ortensiaVite më parë lista e ëndrrave të mia ka qenë më e gjatë se sa kjo që kam tani. Jo se janë realizuar, por me kalimin e kohës i kam përqëndruar ëndrrat në atë se çfarë dua të bëj vërtet dhe në atë se çfarë di të bëj më mirë. Dua që ëndrrat e tanishme, të bëhen realitet me vepra, jo me “shkopin magjik” që ëndërroja të kisha, kur isha më e vogël.

Ëndrra ime është që një ditë, të mund të shkruaj mesazhe në letër. Këto mesazhe të lexohen nga shumë më shumë se vetëm unë.

Kam ëndërr të udhëtoj dhe vizitoj vende e kultura të ndryshme. Mendoj se mënyra më e mirë për të kuptuar secilën kulturë, është ta prekësh, ta shohësh dhe ta jetosh nga afër qoftë kjo edhe për pak kohë.

Ëndrra ime më e vjetër është arti dhe çdo gjë që ka të bëjë me të. Sa do më pëlqente që një ditë, të kisha mundësinë për të krijuar diçka, apo interpretuar diku. Ndoshta edhe për një herë të vetme.

Ëndrra ime më e madhe, është që të ndikoj pozitivisht jetët e njerëzve që më rrethojnë. Përmes jetës, punës sime apo edhe me ndihmën e drejtpërdrejtë që mund të jap. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe besoj se këtu do ta investoj edhe jetën time. Si do e realizoj? Nuk kam akoma plane apo ide të qarta. Besoj është koha për të filluar tani.

Kur ndikojmë pozitivisht tek të tjerët, bota do të jetë më e mirë.

 

Etiketa: , ,

Kategoria: Intervista

Komento ketu