Kategoria: EDITORIAL

Vetmia… dhe kërkimi për dashurinë e vërtetë!

Vetmia… dhe kërkimi për dashurinë e vërtetë!

“Ç’janë këto ferra?” i thashe me shaka shoqes sime, së cilës i kishin bërë dhuratë një kaktus në një vazo të vogël. Ishte thjesht batutë! E më vonë po mendoja që dikush, madje shumë dikusha, ndoshta as kaktus nuk kanë marrë sot dhuratë, megjithëse kanë pritur… Nata e 14 Shkurtit ka rënë. Zelli i “dashurisë” [...]

February 14, 2012 | 0 Komente Më Shumë
Dorëshkrimi më i Vjetër i Dhiatës së Re?

Dorëshkrimi më i Vjetër i Dhiatës së Re?

Por kohët e fundit, vjen një lajm që e rrit besueshmërinë e argumentit të grupit të parë. Kohët e fundit është zbuluar një papyrus që, sipas shkencëtarëve, i përket shekullit të parë. Ky është dokumenti më i vjetër që egziston në lidhje me dorëshkrimet e Dhiatës së Re.

February 14, 2012 | 0 Komente Më Shumë
“Dashuria të merr në qafë… por”

“Dashuria të merr në qafë… por”

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë.”

February 13, 2012 | 0 Komente Më Shumë
Historia e një fëmije.

Historia e një fëmije.

Një grua shumë e shqetësuar shkoi për vizitë tek gjinekologu i saj dhe i tha: ‘Doktor kam një problem shumë serioz dhe kam nevojë për patjetër për ndihmën tuaj! Kam një fëmijë që akoma nuk ka mbushur një vjec dhe unë jam përsëri shtatzënë. Nuk dua që ti lind fëmijët kaq afër me njëri tjetrin.’ [...]

February 3, 2012 | 0 Komente Më Shumë
Histori e vërtetë

Histori e vërtetë

“Në Washington DC, në një stacion Metroje, në një mëngjes të ftohtë Janari në vitin 2007, për rreth 45 minuta, një burrë me një violinë po luante gjashtë pjesë nga kompozitori i madhë “Bach”. Gjatë asaj kohe, rreth 2000 njerëz kaluan përmes stacionit, shumica e tyre duke vrapuar për në punë. Vetëm pas katër minutash, [...]

December 13, 2011 | 2 Komente Më Shumë
Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…
Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

November 28, 2011 | 0 Komente Më Shumë
11.11.11

11.11.11

Fjala e Zotit e thënë përmes Moisiut e thotë lutjen shuëm thjesht: “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12). Dhe mos harro, fraza është thënë në kontekstin e mbrojtjes nga zemërimi i drejtë i Perëndisë. Ai do të na mbajë të përgjegjshëm dhe do të na kërkojë llogari se si i jetojmë ditët tona. Duke përfshirë edhe 11.11.11.

November 11, 2011 | 0 Komente Më Shumë
Premtimet e rreme të Universitetit

Premtimet e rreme të Universitetit

Kur isha unë në universitet, – shumë vite përpara por i ngjashëm më atë që vë re sot, – rrallë gjeta përgjigje për pyetjet e vështira të jetës brenda godinës së universitetit. Madje, për disa prej këtyre çështjeve (Zoti, besimi, jeta, vdekja, dashuria e vërtetë), vështirë se do të të dëgjojë dikush nëse e hap bisedën…
Lexoji “premtimet” e universitetit si dëshirë e tyre për të pasur student cilësorë dhe kërkoji përgjigjet për jetën, mundësisht përtej ndërtesës së universitetit…

October 24, 2011 | 0 Komente Më Shumë
“On the floor” ose “Në vend të mirëseardhjes”

“On the floor” ose “Në vend të mirëseardhjes”

Ne që jemi pjesë e lëvizjes “Jetë Studentore” i pëlqejmë party-t. Ne i pëlqejmë festat, por ndryshe nga të tjerët, ne ofrojmë një tjetër lloj party – një party që e kthen jo vetëm fushëbetejën e dancit, por edhe gjithë jetën tonë në një aventurë kënaqësie. Madje shkojmë përtej kënaqësisë, në kuptim. Madje përtej kuptimit, në vlera. Madje përtej vlerave, në domethënie.
Asnjëherë “party” e jetës sonë nuk do të jetë aq argëtuese, nëse nuk shkon përtej kënaqësisë së çastit. Kënaqësia e çastit është si një lloj droge që na jep kënaqësi të përkohshme, por nuk na kënaq plotësisht. I kthehemi “çastit” me shpresën se do të zgjasë por nuk zgjat.

October 10, 2011 | 0 Komente Më Shumë
Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

A nuk duket se ka një gjë që duhet menduar për jetën pas vdekjes? Ku shkojnë gjithë këta ish-diktatorë, ish-humoristë, ish-shpikës, dhe ish-a të tjerë që s’po i përmendim? Përshtypja e fortë që kemi thellë në qënien tonë është që këta nuk mund të kenë shkuar në Askund. Duhet të kenë shkuar diku. Kërkoji përgjigjet për botën tjetër sepse ndoshta të duhet ta dish që ke një zgjedhje edhe andej… dhe mos e humb rastin.

October 7, 2011 | 1 Koment Më Shumë