Kujtim për Dorinën…

Sot është ditë për lajme të këqija! Lajme që askush nuk do ti donte ti dëgjonte! Dorina Stafa, një nga vajzat që kaluan në jetën tjetër dje, ishte një mikeshë e Jetë Studentore Elbasan, dhe miqtë e saj po përjetojnë dhimbje – bashkë me familjen!

Për ju që e keni njohur, sot është dita për të kujtuar motrën tonë – dhe Jetë Studentore do ta kujtojë ashtu siç dimë më mirë. Në komentin e kësaj faqeje, ju lutem shkruani një kujtim a vlerësim për Dorinën – në shenjë respekti dhe mirënjohjen për shembullin e saj në dashurinë e treguar për Zotin tonë!

 

Kategoria: ÇËSHTJE JETE

Komente (8)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Jete Studentore says:

    Brikena Kroj
    Kujtimi juaj për Dorinën: Dorina ishte nje vajz me zemer te madhe e cila e donte shume Zotin, shoqet, shoket e te gjithe njerzit qe i kishte pran ajo tregonte dashuri per ta duke qene gjithmon e qeshur.
    Batutat e humorit e shoqeronin Dorinen ne cdo kohe, ajo ishte nje vajze qe e shikonte jeten vetem me ngjyra, plot optimizem e shpres per te ardhmen. Dorina do mbetet ne zemren time gjithmon edhe pse po vuaj per humbjen e saj qe nuk do e shohe me ne takimet tona, apo ne rruret e elbasanit, ne oborret e universitetit jam e sigurt qe me Dorin do takohemi ne shtepin tone te perjetshme ne PARAJSE.
    Te dua shume Dori do mbetesh gjithmon ne zemren time.

    Time: Thursday May 24, 2012 at 11:34 am

  2. Jete Studentore says:

    Mariglen Kadiasi

    Dorina MOTER do te jesh ne zemren time pergjithmone dhe nje shembull per mua KE QENE NJE NDER TE VETMET QE NUK TE KAME PARE KURRE TE MERZITUR DHE GJITHMONE QESHJE MES SHOQERISE DHE KUDO DHE PSE MUND TE ISHE MERZITUR UNE DO TE LUTEM ASHTU SIKURSE TI DO DOJE PER TY DHE FAMILJEN TENDE * DO DOJA TE ME FALJE PER TE GJITHA MEKATET QE KAME BERE KUNDRA TEJE DHE CASTET KUR TE KAM MERZITUR DHE UNE E DI QE TI MUNDESH TE ME FALESH SEPSE JE PERSON I DASHUR AKOMA NE ZEMREN TIME TI MO E LEXON KETE QE PO SHKRUAJ DHE JE PRANE JEZUSIT ,DO DOJA TE FALENDEROJ QE JETA JOTE U SAKRIFKUA NE VEND TE DIKUJT TJETER.DHE PSE TI NUK NA THE NJE FJALE TE FUNDIT NE DO E MBAJME KETE FJALE TE FUNDIT SI PERSHEMBULL TE JEMI NJE SHEMBULL SI TI TE SHERBEJME SI TI DHE TE BEJME ATO QE TI NA KE KERKUAR DHE UNE E DI QE TI PO I LEXON TE GJITHA DHE E DI QE PO KUJDESESH PER TE GJITHE

    QOFSH E BEKUAR PERJETE DORINA MOTRA IME E VETME
    LAVDIA I TAKON ZOTIT TONE JEZUS
    HALELUJA

    Time: Thursday May 24, 2012 at 8:59 am

  3. Jete Studentore says:

    Elantina Sinani

    Me kujtohet dhe sot dhe nuk do ta harroj kurre ate momentin e pare ate moment qe une kam takuar motren tone Drinen.Me kujtohe qe ajo me fytyren,bukrine,ciltersine e nje engjelli me dhuroi nje buzeqeshie te embel qe nuk do mundem dot kurre ta harroj dhe pse nuk arrita ta njoh shum mire ajo ka zene shum vend ne zemren time dhe do te jete e paharrueshme per mua.

    Time: Wednesday May 23, 2012 at 8:00 am

  4. Tola says:

    Po perpiqem te kujtoj nese e kam takuar personalisht Dorinen,se vertet me duket fytyre shume familiare. Me mjafton te shoh foton e saj dhe menjehere fytyra ime merr nje shprehi te gezuar.
    Dorina me nje embelsi shume te vecante, jam e sigurt qe i ka gezuar shume njerezit qe ka pasur me afer. Ndjej shume keqardhje ne zemer qe s’e kemi me mes nesh, po me ngushellon fakti qe sot Dorina eshte prane Krijuesit!
    Zoti ju dhente ngushellim familjareve dhe miqve te afert! ~ Tola~ Korce.

  5. Bela says:

    Sa here qe shoh foton e saj me kujtohet gjalleria qe kishte, buzeqeshja qe ndriconte syte e saj dhe qe i jepte jete gjithe fytyres. E shkathet dhe plot energji, ku nuk e shikoje, sikur donte t’i bente te gjitha para se te shkonte. Ishte e vogel ne shtate por me zemer shume te madhe, karakter te fort.
    Dorina, jam e gezuar qe eshte prane Atit, duke pare lavdine e tij nga afer, ne nje vend pa dhimbje, lote dhe vdekje.
    Lutem qe Zoti do ta perdore ne menyre madheshtore vdekjen saj ne menyre qe shume prej miqeve te njohin dashurine e vertete.
    Deshira e zemres se saj ishte qe kushdo qe kishte pyetje ne lidhje me jeten, ti drejtohej Bibles sepse aty do te gjente pergjigje. Ajo e gjeti pergjigjen e pyetjes me te madhe ne jete. Cili eshte qillimi i jetes? Per te ishte njohja e Jezusit.
    Eshte trishtim te mos e kemi ne mes nesh fizikisht por jam e gezuar qe nje dite do ta takoj.

  6. Ani Bedini says:

    Do te na mungoje shume ishte nje engjell qe na preku shume me dhemb shpirti per Dorina Stafen, Rinia shqiptare humbi nje gjenije, Familja nje princesh, Shoqeria nje vajze shembullore qe ishte si nje engjell, NJE ENGJELL QE DO TE JETOJE GJITHMONE NE ZEMRAT TONA REST IN PACE DORI Do te jesh perhere dhe ne zemren time e pse nuk e kam njohur humbja e ketij engjelli me ka pikelluar ne shpirt me dhemb shpirti per te me duket tamam sikur kam humb nje person te dashur me ka prekur dhe shokuar jashte mase ndarja nga jeta e kesaj engjelli.

  7. Arigaa says:

    :'(:'(:'(:'(:'( ajo eshte nje engjell qe jeton dhe do te jetoje gjithmone ne zemrat tona

  8. Besmira says:

    Dorinën unë e kam njohur në takimet që organizonte Jetë Stdudentore në Elbasan. Edhe pse e kisha takuar disa herë dhe nuk e njihja shumë mirë, por atë e karakterizonte buzëqeshja e saj e veçantë dhe mund të them se kishte një buzëqeshje shumë të ëmbël dhe ajo ngjante si një ëngjëll. Ajo gjithashtu ishte shumë e dashur dhe tek ajo shihje vetëm mirësi. Nuk e shihje asnjëherë të mërzitur por gjithmonë e shihje të qeshur dhe shumë optimiste për jetën.Ajo ishte një person shumë pozitiv, shunë e shkathët dhe plot energji. Gjithashtu ajo e donte shumë Zotin dhe kishte zemër shumë të madhe për të. Kur e kam marrë vesh në lajme për të ky ka qenë një lajm shumë tragjik për mua dhe për ne të gjithë. Nuk më besohej se Dori nuk ishte më pranë nesh, shihja fotot e saj në Facebook dhe nuk e besoja dot këtë lajm tragjik, këtë aksident që mori jetën e motrës tonë dhe shumë vajzave të tjera.
    Dori tani është pranë Atit tonë qiellor dhe ajo po sodit fytyrë zbuluar Lavdnë e Tij. Ajo atje është e lumtur dhe e gëzuar. Jam shumë e trishtuar që ajo nuk është pranë nesh por gjithashtu gëzohem që një ditë do ta takoj këtë vajzë të mrekullueshme, sepse ajo tek ne përçonte vetëm gëzim, mirësi, buzëqeshje, optimizëm dhe dashuri. Dori do të mbetet gjithmonë në zemrën time. E kujtoj dhe do ta kujtoj gjithmonë. Të dua shumë motra ime.

Komento ketu