Dorëshkrimi më i Vjetër i Dhiatës së Re?

Debati për dokumentet (dorëshkrimet) origjinale të Dhiatës së Re vazhdon prej shekujsh. Në njërën anë janë të rreshtuar ata studiuesë të Biblës, që theksojnë idenë se Dhiata e Re që kemi në dorë është e besueshme ngaqë është shkruar në një distancë kohore të shkurtër nga ngjarjet e Jezusit, dhe në anën tjetër qëndrojnë ata që mendojnë që historitë e Dhiatës së Re, janë dokumente pa kredibilitet, sepse janë shkruar nga autorë që janë larg kohës së Jezusit. Sipas këtyre të fundit, nëse autorët e Ungjijve i përkasin shekullit të dytë e më vonë, atëherë kemi pak arsye për të besuar se shkrimet (dorëshkrimet) e tyre janë autentike dhe të besueshme, në lidhje me atë që thonë.

Por kohët e fundit, vjen një lajm që e rrit besueshmërinë e argumentit të grupit të parë. Së fundmi, është zbuluar një papyrus, që sipas shkencëtarëve, i përket shekullit të parë. Ky është dokumenti (dorëshkrimi) më i vjetër që egziston në lidhje me dorëshkrimet e Dhiatës së Re.

Ky papyrus është datuar nga një nga paleografët më të mirë të botës së sotme. Ai thotë se është i sigurt që dokumenti i përket shekullit të parë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që ky të jetë dokumenti më i vjetër i Dhiatës së Re që egziston. Deri më tani, dokumenti më i vjetër ishte një fragment i shkurtër i Ungjillit të Gjonit që daton në gjysmën e parë të shekullit të dytë (100 -200 ps.K.), i zbuluar në vitin 1934.

Dokumenti (papirusi i zbuluar) është fotografuar nga Qendra e Studimeve të Dorëshkrimeve të Dhiatës së Re, e drejtuar nga profesori Dr. Daniel D. Wallace, një profesor i njohur në gjithë botën si studiues i greqishtes së Dhiatës së Re.

Disa vite më parë, Dr. Wallace dhe grupi i tij kanë vizituar edhe Shqipërinë për të fotografuar dorëshkrimet e Dhiatës së Re që gjenden në Arkivat e Shqipërisë. Në atë kohë, zbulimet e tyre në Shqipëri bënë bujë në gjithë botën sepse përveç dorëshkrimeve që diheshin që janë në Arkiva, u zbuluan edhe një numër i konsiderueshëm i dorëshkrimeve të Dhiatës së Re që konsideroheshin të humbura.

Dorëshkrimet e panumërta të Dhiatës së Re konfirmojnë që teksti i Dhiatës së Re është i besueshëm. Meqë mijëra dorëshkrime të gjendura anë e mbanë botës, përputhen me njëra-tjetrën, atëherë vërtetësia e dokumenteve origjinale është e vërtetueshme dhe rrjedhimisht e besueshme.

Nëse papirusi i fundit konfirmohet që është nga shekulli i parë (do të duhet ca kohë që analizat e tij të përfundojnë), atëherë i bie që tashmë kemi një dokument të shkruar nga dëshmitarë okularë të ngjarjeve – dmth të shkruara pothuajse në të njëjtën kohë kur kanë ndodhur ngjarjet e përshkruara në Dhiatën e Re.

Bibla vazhdon të konfirmohet si një libër i besueshëm. Tani na mbetet të lexojmë mesazhin e Biblës edhe të shikojmë nëse mund të konfirmohet gjithashtu…

Fillo të lexosh Biblën këtu

Etiketa: ,

Kategoria: coffeeTIME

Komente (2)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Dyshuesi says:

    A ka ndonje material ku e ke gjetur materialin, te pakten qe te na e citosh?

  2. Jete Studentore says:

    Per “dyshuesi”-in: ja linku ku e kemi marre materialin: http://www.forbes.com/sites/johnfarrell/2012/02/27/fragments-of-marks-gospel-may-date-to-1st-century/
    Gjithsesi, ne materialin qe kemi shkruar, kemi permendur direkt studiuesin e dokumenteve te Dhiates se Re, Dr. Daniel Wallace dhe qendren e tij si burim te materialit.
    Nje pyetje shtese: a doje vertet te dije burimin, apo kishe dyshim se mos kemi “sajuar” lajmin?

Komento ketu