Disa këshilla për t’i shtuar vite jetës tënde

N.q.s. mendon që do të jetosh aq sa kanë jetuar gjyshërit dhe prindërit e tu ke pjesërisht të drejtë. Pjesa gjenetike ka dhe ajo rolin e saj, por kur shkon 55 vjec, 30% e mënyrës si plakesh vjen nga genet e tua dhe 50% nga stili i jetesës.

Për të shtuar disa vite jetës tënde duhet të kesh një stil të mirë jetese. Me këtë pëmbledhje janë vendosur mënyrat më të rëndësishme të jetesës që do të ndihmojnë.

1. Shton 2.2 vjet duke ecur të paktën 30 minuta në ditë.

Kjo është e rëndësishme për të ruajtur peshën e trupit tënd dhe zvogëluar riskun për sëmundjet e zemrës.

2. Shton 5.6 vjet. Cohu dhe lëviz

Përpiqu të lëvizësh për 100 minuta cdo ditë. Jeta sedentare para televizorit dhe kompjuterit shton rreziqet për shëndetin tuaj. Përpiqu të cohesh herë pas here nga karrigia ku je ulur për të lëvizuar pak.

3. Shton 3 vjet. Shko për gjumë 15 minuta më herët

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Cdo organ dhe sistem në trupin tonë ripërtërihet gjatë gjumit. Mos fli më pak se 7 orë  dhe jo më shumë se 8 orë në ditë.

4. Shton 1.8 vjet. Bëj disa ushtrime fizike

Të bësh ushtrime 20 minuta dy herë në javë ndihmon në forcimin e metabolizmit.

5. Shton 3-5 vjet. Përdor fillin për pastrimin e dhëmbëve.

Dhëmbë të shëndetshëm do të thotë zemër e shëndetshme. Studimet kanë treguar që higjena e dhëmbëve është e lidhur me shëndetin e zemrës.

6. Shton 14 vjet. Ha shëndetshëm.

Ushqimi i shëndetshëm ka ndikim të ndjeshëm tek genet dhe ngadalëson plakjen. Cfarë duhet të hash më shumë?

Perime, fruta, arra, peshk, drithëra etj.

7. Shton 8 vjet. Ki një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin/ten tënd.

Marrëdhënia e shëndetshme i bën mirë zemrës dhe shpirtit. Njerëzit në një marrëdhënie monogame janë më të shëndetshëm sesa ata me shumë partnerë.

8. Shton 2 vjet. Mos i jep makinës dhe përdor celularin njëkohësisht.

Studimet kanë tregur që nqs i jep makinës dhe shkruan sms në celular njëkohësisht e rrit 6 herë rrezikun për aksident.

9. Shton 4 vjet. Menaxho stresin.

Padyshim që ti nuk mund të kontrollosh gjithë stresin që vjen drejt teje, por ti mund ta menaxhosh atë.

10. Shton 6-12 vjet. Mos pi duhan.

 

EDHE PSE MUND TË KEM NJË STIL TE MIRË JETESE UNË NUK E DI SE CFARË DO TË MË SJELLË E NESËRMJA!!??

ATËHERË KAM NEVOJË PËR “SEKRETIN” E JETËS ME BOLLËK. 

PËR MË SHUMË KLIKOJ KËTU.

 

 

Etiketa: , , , , , ,

Kategoria: jsZONE

Komento ketu