Dhurata për Shën Valentin

Mëngjesin e Shën Valentinit Ema u çua nga krevati me rrëmbim. Burri i saj Toni e pyeti sesi ishte puna. Ajo i tha atij, “Pashë një ëndërr sikur ti për ditën e Shën Valentinit më dhurove një varëse me perla shumë të bukura. Çfarë mendon se do të thotë kjo ëndërr?”

“Do ta mësosh sot në mbrëmje, kur të vij nga puna,” ja ktheu Toni.

Atë mbrëmje Toni erdhi në shtëpi me një pako të vogël të zbukuruar dhe ja dha gruas së tij. E ngazëllyer, Ema e hapi dhe gjeti brenda një libër me titullin “Kuptimi i ëndrrave”.

 

 

Etiketa: , , , ,

Kategoria: FunZone

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Jete Studentore says:

    Me siguri ky burri me emrin Toni po i vuan pasojat e veprimit :):):)

Komento ketu