“Dashuria të merr në qafë… por”

“Dashuria të merr në qafë”

“Dashuria është SEX”

“Martesa është vdekja e dashurisë”

“Dashuria është thjesht dhe vetëm romancë”

Sa prej nesh kemi dëgjuar “leksione” dashurie gjatë jetës sonë nga ndonjë prej “ekspertëve” të fushës, që thotë shprehje si këto që ndodhen më sipër? Të bën përshtypje se si një koncept si dashuria, të cilën të gjithë jemi krijuar për ta kuptuar siç duhet, shpërfytyrohet pikërisht në kohërat e lirisë së pamasë për ta festuar atë, pikërisht kur bëhemi gati t’ia kushtojmë një ditë të tërë asaj – DASHURISE! E prapë se prapë, kemi ngelur te “porta” me të kuptuarit tonë të mangët rreth dashurisë… e për aq kohë të mangët do të jemi në praktikë përderisa rrehemi me gënjeshtra “profesionistësh” që nuk e kanë zanat të menduarit rreth, botës,  dashurisë së vërtetë (a ka të tillë? E nëse ka, kush e zotëron? Zoti apo njerëzit?!) …

Dashuria është sakrificë! Sakrificë me ndjenja, pse jo? Por sakrificë ama! Ndonjëherë sakrifica është edhe të blesh një lule, për aq kohë sa nuk do thjesht të përfitosh më shumë për vete pas lules… E ndonjëherë dashuri është të bësh diçka pa pritur asgjë!

Dashuria është ofrim i vetes për shërbim, dhe jo rrëmbim i tjetrit për kënaqësitë e tua! E vështirë apo jo? Patjetër! Por që ta themi fjalën me vend, duhet ta pranojmë që shfrytëzimi i të tjerëve thjesht e vetëm thjesht për përfitim kënaqësie personale nuk është dashuri. Eshtë shfrytëzim.

Dashuria duron! Shumë! Kuptohet qartë që kur përballesh me padurimin e partnerit, ka filluar një konflikt i dukshëm mes dashurisë dhe egoizmit. Kush do të fitojë? Dashuria gjithmonë pret! Me Durim!

Dashuria i mbulon keqkuptimet! Dashuria i mbulon fajet! Askush nuk ia tejkalon dot dashurisë – as zemërimi, as inati, e as kundërvëniet e ethshme! Dashuria i mbulon të këqijat. Kuptohet, që prania e dashurisë i nënkupton dëshirat për t’ju larguar së keqes! Dhe për t’ia dhënë veten së mirës.

Dashuria nuk mbahet pas ndërtesave, e as sendeve pa jetë. Dashuria është e gjallë. Të jep kuptim për jetën, e të jep përgjigje për pyetjet e vështira të jetës. A e njeh dashurinë?

Gëzuar ditën që shpresojmë që është pikënisja e dashurisë së vërtetë!

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. Dashuria nuk ligshtohet kurrë.”

Dua të di se si ta gjej këtë dashuri

Dua të di më shumë

(Këtu do të gjeni dy seri me artikuj që tregojnë më shumë mbi marrëdhënien personale midis njeriut dhe Jezusit)

Etiketa: , ,

Kategoria: Dashuria

Komento ketu