Dashuria eshte ne ajer (Love is in the air)

Valentini

Dashuria eshte ne ajer, por ne air (hava) ka edhe gjerat te tjera, si viruse! E ne nje kohe virusesh, si kjo e tanishmja, do te jete mire te mesojme cfare eshte dashuri e cfare eshte virus – ne kete kontekst, virus do te thote “gje e keqe” qe sjell peshtjellim, temperature, te vjella,  e per te mos “jua hapur barkun” me shpjegimin e virusit, le ti kthehemi temes.

Dashuria – Ky eshte “halli” qe do te trajtojme sot shkurtimisht: Si te dallojme dashurine nga “virusi”? Shpjegimi vijon:

 

Virusi 1: Une te dua ty, sepse kam nevoje te plotesosh nevojat e mia.

Ky lloj virusi quhet egoizem. Ky virus, e shnderron dashurine ne nje mjet perfitimi personal. Zakonisht, kur te ze, mendon thjesht per vete. Mund te shoqerohet me xhelozi, zemerim, bertitje – ose thjesht parazitizem. Dmth ti pret qe te tjeret te jene nen “komanden” tende edhe te te plotesojne nevojat qe ke. Ndonjehere, keto nevoja, mund te shprehen edhe seksualisht – dmth ti duhet te plotesosh nevojat e mia fizike… sepse keshtu thote dashuria! Ilaci: Dashuria e vertete!


Dashuria: Une te dua ty, edhe per shkak te dashurise, jam ne sherbim te nevojave te tua.

Sipas ketij “ilaci”, dashuria shprehet jo ne plotesimin e nevojave te mia, por me deshiren e qellimshme per ta vene veten ne sherbimin e te tjereve. Dmth kur ti do, ti behesh sherbetori i tjetrit. Dikush mund te mendoje qe kjo eshte e rrezikshme. “Cfare po thua, une duhet te behem sherbetori i tjetrit? A nuk rrezikoj qe te shkelem nga tjetri?” Po, pikerisht kete po them! Kush tha qe dashuria nuk eshte e rrezikshme? Por nuk eshte virus, ama!

Virusi 2: Une “vdes” emocionalisht per ty!

Te mos keqkuptohemi! Emocionet jane pjese e dashurise. Po jo e vetmja pjese. Kur “dashuria” jote eshte thjesht emocionale, ti rrezikon ta trajtosh dashurine si nje gje emocionale, qe kalon nga nje njeri tek tjetri, ne varesi te gjendjes tende emocionale. Sot te dua, neser dua nje tjeter! Kjo lloj simptome virusi shoqerohet me tradheti, c’rregullime karakteri, te kthen ne nje njeri te pabesueshem, edhe mund te manipulosh me njerezit qe kane nevoje per ca fjale te bukura! Ilaci: Dashuria e vertete!


Dashuria: Une te dua ty, pavaresisht se si ndjehem emocionalisht.

Dashuria eshte emocionale. Por eshte edhe me shume se kaq. Dashuria eshte nje shprehej e bukur emocionaliteti qe mbeshtetet ne veprim, ne karakter moral te kompletuar, ne besnikeri ndaj personit qe ke perballe, edhe ne vleresim te plote te partnerit. Dashuria nuk lejon vend per tradheti, e as nuk e humbet durimin. Dashuria nuk eshte “e perkohshme” edhe nuk i shkon ndryshueshmerise se pabaze te emocioneve te tua… “Dashuria perballon gjithcka!”

Virusi 3: Dashuria eshte rrjedhoje e pershtatshmerise fizike (seksuale).

Ky lloj virusi i ze shume djemte, fatkeqesisht! Eshte nje lloj qendrimi, qe e shikon pershtatshmerise seksuale si nje kusht paresor per fillimin e dashurise. Me fjale te tjera, ne duhet te provojme nje eksperience fizike intime, pastaj te shikojme a e duam njeri-tjetrin. Simptomat qe shfaq ky virus jane: partneri do te beje gjithcka per te pasur kete lloj marredhenie intime: presion qe te dorezohesh, servilizem per te treguar dashuri te madhe, flet mire ne syrin tend por shokeve/ose shoqeve ju thote qe “mezi po pres ta shtie ne dore”, virusi shoqerohet edhe me blerje lulesh ne te gjitha festat e mundshme (patjeter, me 14 Shkurt!) derisa te arrihet qellimi. Pastaj, kur qellimi eshte arritur, interesi (dashuria, do te thone ata), bie! Ilaci: Dashuria e vertete!


Dashuria: Dashuria i paraprin lidhjes fizike, edhe lidhja fizike duhet te jete rrjedhoje jo vetem e emocioneve te momentit por e perkushtimit tend per gjithe jeten ndaj partnerit.

Nese je i/e lidhur me dike, per ta dalluar nese e ka kete lloj virusi, mund te besh nje test. Mund ti thuash partnerit/partneres: “une dua te te njoh me shume, une dua te rri me ty, une dua te te tregoj dashuri – per sa i perket marredhenies intime, une do te perfshihem ne kete marredhenie vetem kur te jemi te lidhur ne nje lidhje te qendrueshme, si martesa p.sh” Ata qe duan me te vertete, do te thone: “Po, une jam gati te pres!” Te tjeret, qe e kane marre virusin, do te thone: “Ti qenke prapa botes! Ti u merrke me fene! Une nuk besoj tek martesa! Nga ta di une qe ne jemi per njeri-tjetrin kur nuk e di a pershtatemi seksualisht? Do te gjej nje tjeter…” e fraza te ngjashme.

Kaq per viruset dhe dashurine. Shpresojme qe nuk ju ka zene asnje prej ketyre viruse (e viruse te tjera qe qarkullojne por nuk jane shtjelluar ketu)! Nese ju kane zene, sherohuni duke kuptuar dashurine e vertete:

“Dashuria eshte zemergjere, dashuria eshte e mire, nuk ka smire, nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet ne menyre te pahijshme, nuk kerkon perfitim, nuk pezmatohet, nuk mendon te ligen, nuk gezohet per padrejtesine, por gezohet me te verteten. Dashuria perballon gjithcka, beson gjithcka, shpreson gjithcka, dhe duron gjithcka. Dashuria nuk shteron kurre…”

Love is in the air… por sigurohuni qe e shijoni ajrin kur eshte i paster…

 

Dua të di se si ta gjej këtë dashuri

Dua të di më shumë

(Këtu do të gjeni dy seri me artikuj që tregojnë më shumë mbi marrëdhënien personale midis njeriut dhe Jezusit)

Etiketa: , ,

Kategoria: Dashuria

Komento ketu