RSSCategory: coffeeTIME

NJE JETE ME INTEGRITET

NJE JETE ME INTEGRITET

“Secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij”. Kjo frazë është shkruar gati 3000 vjet përpara, për të përshkruar një komb, Izraelin (kombin e zgjedhur të Perëndisë) – komb i cili, në vend që të ndiqte Zotin, u shpërfytyrua në një vend ku drejtesia vendosej sipas interesit të gjithsecilit. Kjo krizë i ngjan Shqipërisë sonë, ku “drejtësia” është atribut i atyre që e përdorin thjesht e thjesht për të përfituar për vete në kurriz të të gjithë të tjerëve. Si zgjidhet problemi?

Ç’gjëra kemi humbur?!

Ç’gjëra kemi humbur?!

“Në një stacion metroje, në Washington DC, në një mëngjes të ftohtë Janari të vitit 2007, një burrë po luante me violinë, për rreth 45 minuta, gjashtë pjesë nga kompozitori i madh BAH (Bach). Gjatë asaj kohe, rreth 2000 njerëz kaluan përmes stacionit, shumica e tyre duke vrapuar për në punë. Vetëm pas katër minutash, një […]

Mirë se erdhët në tokën e premtuar!

Mirë se erdhët në tokën e premtuar!

… E keni dëgjuar ndonjëherë termin “tokë e premtuar”? Ishte një vend ku rridhte mjaltë e bollëk, ku një popull i shtypur e i sunduar keqas, do të transportohej në këtë vend, duke lënë pas jetën e mundimshme të robërisë! Shumë prej jush, ndoshta nuk ndiheni kështu… sepse shoqëria juaj e shkollës së mesme, ishte […]

Dorëshkrimi më i Vjetër i Dhiatës së Re?

Dorëshkrimi më i Vjetër i Dhiatës së Re?

Por kohët e fundit, vjen një lajm që e rrit besueshmërinë e argumentit të grupit të parë. Kohët e fundit është zbuluar një papyrus që, sipas shkencëtarëve, i përket shekullit të parë. Ky është dokumenti më i vjetër që egziston në lidhje me dorëshkrimet e Dhiatës së Re.

Historia e një fëmije.

Historia e një fëmije.

Një grua shumë e shqetësuar shkoi për vizitë tek gjinekologu i saj dhe i tha: ‘Doktor kam një problem shumë serioz dhe kam patjetër nevojë për ndihmën tuaj! Kam një fëmijë që akoma nuk ka mbushur një vjec dhe unë jam përsëri shtatzënë. Nuk dua që t’i lind fëmijët kaq afër me njëri tjetrin.’ Doktori […]

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…
Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

11.11.11

11.11.11

Fjala e Zotit e thënë përmes Moisiut e thotë lutjen shuëm thjesht: “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12). Dhe mos harro, fraza është thënë në kontekstin e mbrojtjes nga zemërimi i drejtë i Perëndisë. Ai do të na mbajë të përgjegjshëm dhe do të na kërkojë llogari se si i jetojmë ditët tona. Duke përfshirë edhe 11.11.11.

Universitet – Premtimet e rreme!

Universitet – Premtimet e rreme!

Kur isha unë në universitet, – shumë vite përpara, por i ngjashëm më atë që vë re sot, – rrallë gjeta përgjigje për pyetjet e vështira të jetës brenda godinës së universitetit. Madje, për disa prej këtyre çështjeve (jeta, vdekja, dashuria e vërtetë, pse ekzistoj, Zoti, besimi), vështirë se do të të dëgjojë dikush nëse e hap bisedën…
Lexoji “premtimet” e universitetit si dëshirë e tyre për të pasur student cilësorë dhe kërkoji përgjigjet për jetën, mundësisht përtej ndërtesës së universitetit…

“On the floor”

“On the floor”

Ne që jemi pjesë e lëvizjes “Jetë Studentore” i pëlqejmë party-t. Ne i pëlqejmë festat, por ndryshe nga të tjerët, ne ofrojmë një tjetër lloj party – një party që e kthen jo vetëm fushëbetejën e dancit, por edhe gjithë jetën tonë në një aventurë kënaqësie. Madje shkojmë përtej kënaqësisë, në kuptim. Madje përtej kuptimit, në vlera. Madje përtej vlerave, në domethënie.
Asnjëherë “party” e jetës sonë nuk do të jetë aq argëtuese, nëse nuk shkon përtej kënaqësisë së çastit. Kënaqësia e çastit është si një lloj droge që na jep kënaqësi të përkohshme, por nuk na kënaq plotësisht. I kthehemi “çastit” me shpresën se do të zgjasë por nuk zgjat.

Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

A nuk duket se ka një gjë që duhet menduar për jetën pas vdekjes? Ku shkojnë gjithë këta ish-diktatorë, ish-humoristë, ish-shpikës, dhe ish-a të tjerë që s’po i përmendim? Përshtypja e fortë që kemi thellë në qënien tonë është që këta nuk mund të kenë shkuar në Askund. Duhet të kenë shkuar diku. Kërkoji përgjigjet për botën tjetër sepse ndoshta të duhet ta dish që ke një zgjedhje edhe andej… dhe mos e humb rastin.