Çfarë duan burrat?

Ja ku është, me atë kostumin blu këmishë të bardhë dhe kollaren e zbërthyer pak, pas një pune të lodhshme, me flokët e tij jo shumë të shkurtër jo shumë të gjatë. Me atë buzëqeshje fëmijnore në buzë, vrimën në faqe sa herë që përshëndet dikë. Është i ulur aty në banakun përballë duke biseduar për çështjen e fundit politike të radhës. Kaq perfekt, dhe ti duke u përpjekur të ndjekësh ankesat e shoqeve të tua në tavolinë se pse është kaq e vështirë për të gjetur të duhurin.

Ja ku ndodhem në një tavolinë me katër vajza dhe përballë meje ai që mund të plotësonte ëndrrat e çdo vajze. Pse është kaq e vështirë që këto dy planetë të takohen së bashku? Çfarë do të dëshironte një burrë?

Ndonjëherë ne vajzat e bëjmë jetën shumë të komplikuar për të gjetur përgjigjet kështu që vendosa ta thjeshtoj analizën time dhe t’u shkruaj ketë pyetje disa prej miqve të mi, duke iu lutur që kjo nuk do më ndihmonte vetëm mua, por dhe shumë vajza të tjera.

Për të gjithë ju vajza, këtu, në varësi nga ajo që miqtë e mi ndanë, burrat duan një vajzë:

Të dijë së çfarë do
Konfidenca është akoma emri i lojës. Gratë të cilat dinë se çfarë duan (dhe nuk kanë frikë ta shprehin atë) janë përshkruar si atraktive dhe të dëshirueshme. Nëse ti ke plane dhe dëshira të qarta dhe i komunikon ato, nuk do të thotë se tashmë e ke humbur një djalë, por je në rrugën e duhur për të fituar të duhurin.

Të dijë të bëjë humor
Sensi i humorit është i rëndësishëm si për burrat ashtu dhe për gratë. Pasi një marrëdhënie pa ndarë së bashku humorin është një marrëdhënie e plakur tashmë. Kështu sa më shpesh të qeshni dhe të bëni humor, por pa u treguar tallëse dhe mos respektuar tjetrin.

Të kujdeset për veten
Po, pamja është në listë. Por askush nuk citoi “bukurinë” apo “këmbët e gjata” si kriter. Po një paraqitje e mirë është e dëshirueshme për të gjithë. Burrat të gjithë e pranojnë që një tërheqje vjen dhe nga paraqitja, por jo kur kjo kthehet në qëllim në vetvete.

Të ndajmë interesat

Nëse nuk jeni dakord se çfarë do të bëni bashkë, atëherë kjo e bën më të komplikuar qëndrimin së bashku. Është e rëndësishme për djemtë që ata të kenë interesa të përbashkëta (apo të jenë të hapura për t’i pasur) edhe nëse janë për alpinizëm apo për një film, do të ishte shumë mirë që ju t’i bënit së bashku. Edhe nëse nuk është stili yt, thjesht ji kureshtare dhe me mëndje të hapur, sepse të kuptosh interesat dhe hobitë e tyre është e mjaftueshme për ata të ndihen të kuptuar dhe të pranuar.

Më Suprizo

Për shumë mjafton të qenit femër t’i suprizojë ata më shumë se çdo gjë tjetër, mënyra se si ne vishemi apo reagojmë është mjaftueshëm për t’i suprizuar, por mos u përpiqeni të bëheni si ata.

Më impresiono
Shumë vajza janë keqkuptuar me mesazhin se djemtë ndihen të kërcënuar nga inteligjenca, por duke marrë parasysh përgjigjet e miqve të mi, ky është një trillim i pastër. Djemtë dëshirojnë dikë që ata mund të kenë respekt. Ata e cilësojnë inteligjencën si një cilësi shumë të dëshirueshme. Pra realiteti është: “Bukuroshe nxiri vlerat e tua më të mira në pah!”.

Indipendente

Nuk ka rëndësi se çfarë komunikojnë përballë nesh, por burrat gjithmonë e respektojnë një grua që ecën në bindjen e saj edhe pse kjo është në kundërshtim me atë që ai dëshiron. Independenca është e fortë dhe atraktive. Dhe është një plus kur ai e di që ti je e pavarura dhe që mund të kalosh një kohë të mirë dhe pa të.

Shprehu qartë dhe drejtpërdrejt
Djemtë nuk dëshirojnë të luajnë apo të supozojnë se çfarë gratë duan. Ata vlerësojnë sinqeritetin, ndershmërinë dhe aftësinë për të komunikuar qartë. Nëse je e drejtpërdrejtë për atë se si ndihesh apo dëshiron, ai mund t’u përgjigjet më lehtë duke shmangur kohën e humbur për zbuluar se çfarë në të vërtet po ndodh. Burrat janë me vërtetë fillestarë kur vjen puna e të lexuarit të mendjes sonë, dhe ata e dinë këtë gjë. Duke qenë e qartë për atë që dëshiron mund ta bëje komunikimin më të lehtë me çdo njëri.

Kujdeset për mua

Ashtu siç ti dëshiron të trajtohesh me kujdes dhe respekt po kështu dhe burrat duan. Po kështu ata mund ta kuptojnë shumë mirë sjelljen nëse nuk është për ta, apo të menduarit se bota rrotullohet vetëm kundrejt teje.

Më konfuzo

Mos mendo se duke qëndruar besnike vetëm një versioni të vetvetes i fiton apo ai nuk do të jetë i interesuar në ty nëse ti shfaq anën “e errët”. Burrat çuditërisht janë të tërhequr nga kontradiktorja, dhe polaritetet e personalitetit tuaj janë ato që ju bëjnë unike. Lejoje veten të jesh e planifikuar por dhe pasionante, konservatore dhe spontane, inteligjente dhe e shkujdesur- të gjitha këto kontradikta mund t’u bëjnë juve të dukeni të çmendura gjithashtu bëjnë që ju të dukeni misterioze dhe vazhdimisht të suprizoni.

Ja ku ndodhem përsëri në kafe me mikeshat e mia, po e njëjta bisedë dhe po ai djalë që pinte kafe ditë më parë në të njëjtin vend, me po të njëjtën buzëqeshje dhe ëmbëlsi. Por kësaj radhe në mendjen time e bindur që ajo çfarë jam dhe si jam krijuar është mjaftueshëm për të qenë e bukur dhe tërheqëse, më ngelet vetëm të them nëse më do ndiqmë …………….

Shkroi per Jete Studentore, Entela Çaushi.

Etiketa: ,

Kategoria: Dashuria

Komente (2)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. allba says:

    uhhhhhhhhh sa shume gjera dashkan dhe keta!

Komento ketu