Avokati dhe Fshatari

Një avokat i njohur shkoi për gjah afër një fshati  ku kishte shumë rosa të egra. Qëlloi në drejtim të një grupi rosash që po fluturonin aty afër dhe një prej rosave ra menjëherë në tokë. Avokati i kënaqur me shënjestrën e tij vrapoi për ta marrë. Mënjëherë u ndal sepse rosa kishte rënë në një tokë të rrethuar me gardh. Pa u menduar shumë ngriti këmbën që të kalonte gardhin, kur dëgjoi një zë të fortë “Ndalo aty”.

I ngrirë në vend ai pa një fshatar që po afroj me një traktor të vogël.

“Cfarë të thotë mendja që të bësh?!”-I thotë fshatari

“Nuk po bëj ndonjë gjë të ndaluar, vetëm po marr rosën që qëllova me çiften time” – ja ktheu avokati.

“Kjo është toka ime dhe unë nuk të le që të hysh as edhe një centimetër” – e kërcënoi me duar fshatari

“Unë jam avokat shumë i njohur dhe me shumë influencë. Në qoftë se nuk më le të marr rosën atehere do të hedh në gjyq dhe do të të marr, tokën, traktorin dhe rosën. Hë si thua tani?”-u krekos avokati

Fshatari u mendua pak dhe ja ktheu, “Nga anët tona kur duam të zgjidhim ndonjë çështje e bëjmë ndryshe. Unë të gjuaj ty pesë dacka të forta dhe pastaj ti më gjuan mua e kështu me rradhë. Humbet ai që dorëzohet i pari. Po humba unë ti merr rosën. Hë si thua për këtë?”.

Avokati duke parë që fshatari ishte shumë plak mendoi që do ta fitonte bastin pa problem. “Ne rregull” – tha avokati.

Fshatari zbriti nga traktori dhe ju afrua avokatit. Duart i kishte tërë kallo nga punët e fshatit. I gjuajti dackën e parë dhe avokati sa nuk ulëriu nga dhembja. E qëlloi për së dyti dhe avokatit i dolën sytë përjashta, por nuk bërtiti sepse u përmbajt nga mendimi që do të gjuante më fort kur ti vinte atij rradha. E kështu vazhdoi me të tretën, të katërtën dhe të pestën.

Kur i erdhi rradha avokatit që të gjuante, fshatari filloi të largohej drejt traktorit. Avokati bërtiti, “Ku shkon? Është rradha ime që të gjuaj  pesë dacka?”

“Unë dorëzohem, – ja kthen fshatari, “Mund ta mbash ti rosën”

 

Etiketa:

Kategoria: FunZone

Komento ketu