Author Archive: Jete Studentore

Mendo per nje grup studentesh aktiv ne te gjitha trojet shqiptare - e me gjere! Ky grupi, gjithmone nese e mendon dot, di te shqyrtoje me seriozitet çeshtjet themelore te jetes por edhe di te argetohet seriozisht!
Nese i mendon keto, atehere e ke njohur pak Jete Studentore. Bashkohu me ne te na njohesh me shume...

rss feed

Përballë vetvetes… me Eliza Hoxhën

Përballë vetvetes… me Eliza Hoxhën

Me siguri e keni dëgjuar një këngë të thjeshtë por mjaft të vlerësuar të këngëtares nga Kosova Eliza Hoxha. Kënga quhet thjesht “Përballë vetes” dhe është shprehje e dëshirës së këngëtares për të qënë vetvetja në një botë që na nxit të jemi ndryshe. Meditoni pak mbi këto fjalë nga teksti i këngës: “Ngado që […]

A është Anders Breivik besimtar i krishterë?

A është Anders Breivik besimtar i krishterë?

Breivik nuk është besimtar i krishterë. Ai është përfaqësues i një grupi njerëzish që konsiderohen “të krishterë kulturorë” që përfaqësojnë axhenda të tjera sociale, politike, ose kulturore. Por në asnjë rast nuk përfaqësojnë mësimet dhe urdhërimet e Jezuit. Bëje dallimin sepse të ndihmon ty të jetosh një jetë me nder, dhe gjithashtu të jep një mundësi që vërtet të shqyrtosh mësimet e Jezu Krishtit; të pakrahasueshme me mësimet e ndonjë tjetri.

Kali – si t’a dallojmë?!

Kali – si t’a dallojmë?!

Një stacion policie merr në pronësi dy kuaj që do t’i përdorte për patrullim në periferi të qytezës. Dy policët, që u caktuan për  këtë detyrë morën menjëherë kuajt dhe dolën për një xhiro jashtë qytetit. “Ky kali ku kam hipur unë,” -nisi të thoshte polici i parë, -“ është fantastik fare. Gjithmonë do të […]

Amy Winehouse: Love is a loosing game!

Amy Winehouse: Love is a loosing game!

Këngëtarja 27 vjeçare, një nga talentet e padiskutueshme të muzikës botërore, u gjend e vdekur sot në Londër. Lajmi është tragjik – megjithëse prej disave i pritshëm. “Love is a loosing game” (Dashuria është një lojë e humbur) është titulli i një prej këngëve të saj të njohura që mund ta ndiqni në interpretimin bashkangjitur këtij […]

Kujdes kur pergjigjesh …….

Kujdes kur pergjigjesh …….

Një burrë i moshuar hyri me shpejtësi në urgjencën e spitalit pasi të dy veshët i kishte djegur shumë keq. ‘Çfarë të ndodhi?’ e pyeti doktori. ‘Gruaja ime po hekuroste rrobat pas karriges ku unë isha ulur për të parë televizor. Ajo e vendosi hekurin e rrobave afër telefonit dhe kur ra zilja e telefonit […]

Urrejtje apo dashuri?

Urrejtje apo dashuri?

E thjeshtë: Perëndia e ka dënuar padrejtësinë e njeriut duke ia hedhur barrën Jezu Krishtit. Dhe ai ofron faljen për këdo që pranon me besim sakrificën e Krishtit si shlyerje për padrejtësinë tonë ndaj tij. E thjeshtë është zgjidhja e Perëndisë. Ndonjëherë ngaqë është e thjeshtë njerëzit e kanë vështirë ta besojnë… Por, duket se nuk ka rrugë tjetër!

Coldplay – Every Teardrop Is A Waterfall

Coldplay – Every Teardrop Is A Waterfall

Shoferët?!

Shoferët?!

Dy shoferë kamioni po përpiqeshin të kalonin një kamion poshtë një ure. Shoferi i parë, “Oh jo, lartësia e urës është 2.7 metra, kurse kamioni ynë është 3 metra e lartë. Shoferi i dytë, “Ec pa problem, vetëm sigurohu që nuk ka ndonjë polic vërdallë se mos marrim ndonjë gjobë.”

Gjarpërinjtë

Gjarpërinjtë

Dy gjarpërinj po  pushonin në hijen e një peme. Njëri nga ata kthehet nga tjetri dhe e pyet, “A jemi ne helmues?” Tjetri i përgjigjet, “Po jemi, po përse po më pyet?” “Më duket se sapo kafshova gjuhën”, ia kthen i pari.

Kjo jetë s’mjaftoi…

Kjo jetë s’mjaftoi…

Kuturu-ja e kësaj pamje nuk qëndron në faktin që ofrojmë dhimbje e thirrje në kulturën tonë. Kuturu-ja është mungesa e një rreze shprese a ndonjëfarë tuneli me rreze drite. (Meqe jemi tek tuneli, një thënie me botë në Facebook, thoshte që në fund të tunelit ka një dritë – veçse nuk e dimë nëse kjo drita është drita e diellit në fund të tunelit, apo është drita e trenit që po vjen drejt nesh!).