Author Archive: Jete Studentore

Mendo per nje grup studentesh aktiv ne te gjitha trojet shqiptare - e me gjere! Ky grupi, gjithmone nese e mendon dot, di te shqyrtoje me seriozitet çeshtjet themelore te jetes por edhe di te argetohet seriozisht!
Nese i mendon keto, atehere e ke njohur pak Jete Studentore. Bashkohu me ne te na njohesh me shume...

rss feed

Bosi dhe lypesi

Bosi dhe lypesi

Ishte nje boss qe kishte shtepi shume te bukur dhe poshte te dera kishte nje lypes te vogel. Gjithmone sa here dilte nga shtepia i jepte lypesit nga 200 leke. Kjo pune 1 muaj rresht. Pastaj bosi filloi t’i jepte me pak leke lypesit nga 100 nga 50 leke. Nje here lypesi e pyet… – […]

10 Mësime urtësie

10 Mësime urtësie

Njëherë lexova se ka dy lloj mënyrash se si mësojnë njerëzit: prej leximit apo nga eksperienca, dhe të gjithë e dinë që kjo e fundit është e dhibmshme. Çfarë do të doje ti: më shumë dhimbje në jetë apo rrugë që do ta bënin më të lehtë? Nëse do të zgjedhësh të mësosh nga të lexuarit dhe të parandalosh disa nga mësimet e vështira, atëherë mund të mësosh nga dikush që i ka mësuar nga eksperienca.

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…
Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

11.11.11

11.11.11

Fjala e Zotit e thënë përmes Moisiut e thotë lutjen shuëm thjesht: “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12). Dhe mos harro, fraza është thënë në kontekstin e mbrojtjes nga zemërimi i drejtë i Perëndisë. Ai do të na mbajë të përgjegjshëm dhe do të na kërkojë llogari se si i jetojmë ditët tona. Duke përfshirë edhe 11.11.11.

Drama ne Durres

Drama ne Durres

Një tjetër lloj party – festa vazhdon…

Një tjetër lloj party – festa vazhdon…

Reklama e famshme e një universiteti ku shfaqet Dritëro Agolli duke thënë “njeriu mëson edhe të vdesë” kërkon një thellim që shkon përtej dyerve të universitetit. Pasi i kemi folur të gjitha këto, e kemi dhënë çmime interesante për studentët, atëherë ka filluar vallja. Në valle, meqë ra fjala, ka valltarë shqiptarë por edhe të rinj amerikanë që kënaqen duke kërcyer “shqip”.

Studenti dhe provimi

Studenti dhe provimi

Në një Universitet të Tiranës studionte dhe një futbollist që nuk ja thoshte fare për mësime. Ai gjithmonë ulej në klasë afër një studenti që ishte shumë i zgjuar. Profesori e dinte që ai kopjonte, por nuk kishte mundur ta kapte asnjëherë. Një ditë po kontrollonte disa fleta provimi dhe i ra në sy që […]

Universitet – Premtimet e rreme!

Universitet – Premtimet e rreme!

Kur isha unë në universitet, – shumë vite përpara, por i ngjashëm më atë që vë re sot, – rrallë gjeta përgjigje për pyetjet e vështira të jetës brenda godinës së universitetit. Madje, për disa prej këtyre çështjeve (jeta, vdekja, dashuria e vërtetë, pse ekzistoj, Zoti, besimi), vështirë se do të të dëgjojë dikush nëse e hap bisedën…
Lexoji “premtimet” e universitetit si dëshirë e tyre për të pasur student cilësorë dhe kërkoji përgjigjet për jetën, mundësisht përtej ndërtesës së universitetit…

“On the floor”

“On the floor”

Ne që jemi pjesë e lëvizjes “Jetë Studentore” i pëlqejmë party-t. Ne i pëlqejmë festat, por ndryshe nga të tjerët, ne ofrojmë një tjetër lloj party – një party që e kthen jo vetëm fushëbetejën e dancit, por edhe gjithë jetën tonë në një aventurë kënaqësie. Madje shkojmë përtej kënaqësisë, në kuptim. Madje përtej kuptimit, në vlera. Madje përtej vlerave, në domethënie.
Asnjëherë “party” e jetës sonë nuk do të jetë aq argëtuese, nëse nuk shkon përtej kënaqësisë së çastit. Kënaqësia e çastit është si një lloj droge që na jep kënaqësi të përkohshme, por nuk na kënaq plotësisht. I kthehemi “çastit” me shpresën se do të zgjasë por nuk zgjat.

Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

Persiatje “studentore” mbi dy vdekje

A nuk duket se ka një gjë që duhet menduar për jetën pas vdekjes? Ku shkojnë gjithë këta ish-diktatorë, ish-humoristë, ish-shpikës, dhe ish-a të tjerë që s’po i përmendim? Përshtypja e fortë që kemi thellë në qënien tonë është që këta nuk mund të kenë shkuar në Askund. Duhet të kenë shkuar diku. Kërkoji përgjigjet për botën tjetër sepse ndoshta të duhet ta dish që ke një zgjedhje edhe andej… dhe mos e humb rastin.