Amy Winehouse: Love is a loosing game!

Këngëtarja 27 vjeçare, një nga talentet e padiskutueshme të muzikës botërore, u gjend e vdekur sot në Londër. Lajmi është tragjik – megjithëse prej disave i pritshëm.

“Love is a loosing game” (Dashuria është një lojë e humbur) është titulli i një prej këngëve të saj të njohura që mund ta ndiqni në interpretimin bashkangjitur këtij komenti të shkurtër. Në YouTube, një komentues shkroi poshtë kësaj kënge: “Drugs is a loosing game” (Droga është një lojë e humbur”).

Megjithëse akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht duket se alkooli dhe droga ia kanë marrë jetën këngëtares. Ajo prej kohësh luftontë me drogën dhe alkoolin. Madje edhe koncerti i saj i fundit në Serbi ishte një skandal sepse Winehouse nuk ishte në gjendje të interpretonte këngët e saj për shkak të alkoolit.

A është dashuria një lojë e humbur? Fatkeqësisht njerëzit humbasin “lojën” e jetës dhe në këtë humbje as këngët nuk kanë më vlerë.

E megjithatë, duke mos i uruar askujt fundin e dhimbshëm dhe tragjik të një talenti të muzikës botërore, shijojeni zërin e saj – dhe mos shkelni në të njëjtën rrugë…

Etiketa: , ,

Kategoria: ÇËSHTJE JETE

Komento ketu