Aksidenti

Një Rabi dhe një Prift po udhëtonin secili me makinën e vet. Të dy makinat e tyre u përplasën me njëra-tjetrën dhe u dëmtuan shumë rëndë. Ishte mrekulli që asnjë nga të dy nuk pësoi as edhe një gërvishtje.

Pasi doli nga makina Rabini pa Priftin dhe i tha, “Kështu që ti qenke Prift. Unë jam Rabi. Shiko makinat tona si janë bërë! Është një mrekulli që as ti dhe as unë nuk jemi dëmtuar fare!”

Duke treguar me gisht nga qielli ai vazhdoi duke thënë, “Ka qenë plani i Zotit që ne duhet të takoheshim në këtë mënyrë dhe të lidhim miqësi për gjithë jetën”

Prifti ju përgjegj, “Jam plotësisht dakord, kjo është me të vërtetë një shenjë nga Zoti”

Rabini pa brenda makinës së tij dhe bërtiti, “Shiko këtu, një tjetër mrekulli! Makina ime është komplet e shkatërruar, por kjo shishe vere që kisha me vete nuk është thyer fare. Patjetër që Zoti do që ne ta pimë për miqësinë tonë”

Rabini i zgjati shishen Priftit, i cili e mori dhe e piu deri në gjysëm dhe ja ktheu përsëri Rabinit.

Rabini e mori shishen dhe menjëherë i vendosi tapën.

Prifti i habitur e pyeti, “Po ti nuk do të pish pjesën tjetër të verës?”

Rabini ju përgjegj ,” Jo, mendoj që më mirë po pres deri sa të vijë policia rrugore”

 

 

Kategoria: FunZone

Komento ketu