RRETH NESH
Kush jemi ne?
Jetë Studentore dhe Të rinjtë në prag të jetës, janë degë të lëvizjes ndërkombëtare të Institutit Jeta e Re.
Kjo lëvizje rinore i ka fillimet në SHBA në vitet ‘50 dhe është shtrirë tashmë në më shumë se 200 vende në botë me miliona të rinj të përfshirë.
Në Shqipëri fillesat e lëvizjes gjenden në vitin 1992, menjëherë pas rënies së komunizmit. Në Kosovë lëvizja filloi pas ngjarjeve të vitit 1999 kur Kosova u gjend e lirë dhe kishte mundësi për të kërkuar të vërtetën.
Pas gati 19 vjetësh, kjo lëvizje është kthyer në grupimin më të madh rinor në të gjitha trojet shqiptare.
Cfare bejme ne?
Synimi kryesor i kësaj lëvizje është krijimi i një ambienti të këndshëm rinor ku studentët dhe gjimnazistët përfitojnë miqësi domethënëse, dallojnë vlera dhe zhvillohen në aspektet akademike, shoqërore dhe shpirtërore. Synimi ynë përmbushet përmes mundësive për tu mbledhur bashkë rregullisht, përmes bisedave miqësore, diskutimeve për cështjet e ditës dhe të jetës, miqësisë, humorit, muzikës, argëtimit, sportit.
Ku jane levizjet tona ne trojet Shqiptare?
Ne jemi ne Universitetet e Tiranes, Korces, Elbasanit, Vlores, Shkodres dhe Prishtines.
Ku takohemi?
Klikoni tek UNIVERSITETI per te pare se ku takohen cdo grup studentor sipas rretheve ku jane.
Pse bejme kete qe po bejme?
Sepse dashuria e Zotit eshte e MADHE! Ai na ka thirrur qe ti bashkohemi Atij per ti sjelle shprese botes dhe na ka thirrur ne vecanti per te qene nje burim gezimi dhe te vertete ketu ne mes te studenteve shqiptare.
Si e bejme kete?
Me ndershmeri. Me hir. Me te verteten. Me dashuri. Duke organizuar aktivitete te ndryshme.
Ju mirëpresim të na shkruani.
[contact-form 1 "Contact form 1"]





Komentet e Fundit