A egziston e keqja?!

Një profesor i sfidoi studentët e tij me këtë pyetje:

“A krijoi Zoti çdo gjë që ekziston?”

Një student guximtar ju përgjigj, “Po Ai e krijoi!”

“Zoti krijoi gjithçka?” pyeti përsëri profesori.

“Po zotëri”, ju përgjigj studenti.

Profesori vazhdoi, “Nqs Zoti krijoi gjithçka atëhere Zoti krijoi të keqen, gjersa e keqja egziston dhe lidhur me parimin që veprat tona tregojnë se kush jemi atëhere Zoti është i keq.”

Studenti ngeli i heshtur para një përgjigjeje të tillë. Profesori i kënaqur me veten e tij u lavdërua para studentëve që ai provoi edhe një herë që besimi i Krishterë është një mit.

Një tjetër student ngriti dorën dhe tha, “ A mund tju bëj një pyetje profesor?”

“Pa tjetër” ju përgjigj profesori.

Studenti u ngrit dhe pyeti, “Profesor a egziston i ftohti?”

“Cfarë lloj pyetje që është kjo? Pa tjetër që egziston. A s’ke pasur ndonjëherë të ftohtë?” Studentët e tjerë qeshën me pyetjen e shokut të tyre.

Djali i ri u përgjigj: “Në fakt zoteri i ftohti nuk egziston. Duke u nisur nga ligjet e fizikës, cfarë ne i themi i ftohtë në fakt është abstinenca (mungesa) e të nxehtit. Çdo objekt ose trup i prekshëm studiohet nqs ka ose transmeton energji, dhe nxehtësia është ajo që e bën një trup ose lëndë të ketë ose transmetojë energji. Zeroja absolute (-460 F) është mungesa totale e nxehtësisë; gjithë lënda bëhet e palëvizshme dhe e pa aftë te reagojë në atë temperature. I ftohti nuk egziston. Ne e kemi krijuar këtë fjalë për të përshkruar sesi ndihemi nqs nuk kemi nxehtësi.”

Studenti vazhdoi, “ Profesor, a egziston errësira?”

Profesori u pergjigj, “Pa tjetër që egziston.”

Atëhere studenti ja ktheu,” Edhe njëherë ju e keni gabim zotëri, as errësira nuk egziston. Në realitet errësira është mungesa e dritës. Ne mund të studiojmë dritën dhe jo errësirën. Në fakt ne përdorim prizmin e Njutonit për të thyer dritën e bardhë në shumë ngjyra dhe të studiojmë gjatësitë e ndryshme të valëve të cdo ngjyre. Ti nuk mund të masësh errësirën. Nje rreze e thjeshtë drite mund të shpërthejë në një botë errësire dhe ta ndicoje atë. Si mund ta dish ti se sa errësirë gjendet në një hapesirë? Ti mat sasinë e dritës që gjendet në të. A është korrekte kjo që po them? Errësira është një term i përdorur nga njeriu për të përshkruar cfarë ndodh kur nuk ka dritë të pranishme.”

Në fund djali i ri e pyeti profesorin, “ Zotëri a egziston e keqja?”

Tani i pasigurtë, profesori ju pergjigj,” Patjetër se sa po e thashë. Ne e shohim këtë gjë çdo ditë. Çdo ditë kemi shembuj të mizorisë së njeriut. Është në shumëllojshmërinë e krimeve dhe dhunës kudo në botë. Keto manifestime s’janë gjë tjetër vecse e keqja.

Kësaj logjike studenti ju pergjigj,” e keqja nuk egziston zotëri, ose të paktën nuk egziston ndaj vetes së saj. E keqja është vecse mungesa e Zotit. Është si errësira dhe i ftohti, një fjalë që njeriu e ka krijuar për të përshkruar mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen. E keqja është rezultati se cfare ndodh kur njeriu nuk ka dashurinë e Zotit në zemrën e tij. Është si i ftohti që vjen kur nuk ka nxehtësi ose errësirës që vjen kur nuk ka dritë.”

Profesori u ul.

Emri i këtij djali te ri ishte  — Albert Einstein  (Albert Ajnshtajni)

 

Etiketa: ,

Kategoria: jsZONE

Komente (3)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. erilda spahiu says:

    yyyyyyyyyy sa mir… !!!
    nuk e kisha degjuar asnjehere me pare kete histori … e lexova ne kohen e duhur. !!! eshte shum frymezuese.

  2. ISMAIL says:

    PA ARRITUR NE FUNDE TE TREGIMIT PO THOSHA SINQERISHT SE KY NXENES ISHTE ME I DITUR SE PROFESORI I TIJ . DHE KUR ARRITA NE FUNDE ASHTU DOLI ,JU LUMTE FAQES STUDENTORE PER KETO THENIE KUPTIMPLOTE

  3. JONIDA says:

    BRAVO ALBERT ,BRAVO JETSTUDENTORE

Komento ketu