Letër nga burgu:)

Një baba i dërgoi letër djalit të tij që ishte arrestuar para disa javësh dhe gjendej në burg. –“I dashur biri im, Bobi, shpresoj që je mirë. Unë nuk jam dhe aq mirë me shëndet. Tani është tamam koha për të punuar tokën që kemi para shtëpisë për të mbjellë patate, por nuk kam fuqi ta bëj këtë dhe ti nuk je këtu që të më ndihmosh. Babai yt plak”

Pas disa ditësh i erdhi nje letër nga Bobi. –“Baba, mos bëj gabim të punosh tokën sepse aty kam fshehur trupat e njerëzve që kam vrarë. Bobi”

Nuk kaloi një ditë dhe në shtëpinë e këtij plakut zbarkoi policia, eksperte të kriminalistikës etj, dhe e gërmuan të gjithë tokën para shtëpisë, por nuk gjetën asnjë trup njeriu.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi letra e dytë nga Bobi. –“Baba, tani mund të fillosh të mbjellësh patatet. Vetëm kaq mund të bëja për ty duke qenë se këto janë rrethanat. Bobi”

Kategoria: FunZone

Komente (2)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. UjkuPlak says:

    Nuk e kuptoj se si ka perfunduar Bobi ne burge me ter kete zgjuarsi!
    Ndoshta ka shkuar vet ne burge pasi nuk donte ta punonte vet token.

Komento ketu