Gedisi

Nese keni ardhur ndonjehere ne takimet e Jete Studentore ne Tirane, me siguri e keni vene re nje djale humorist, qe eshte i qeshur, qe leviz gjithandej, qe rregullon karrige dhe gjithashtu del perpara per te na bere per te qeshur… Gjithashtu, nese e keni shok ne facebook, me siguri keni vene re qe ai blen emra te medhenj te futbollit boteror per klubin e tij FC Karbunara. Mund ta keni pare ne takimet, tani mund ta njihni pak me shume permes rubrikes sone Studenti i Javes.

Emri: Gedis

Mbiemri: Manko

Vendlindja: Lushnje

 

Cfarë studion dhe ku? – Inxhinieri Ndertimi, Tirane

Kur e ke pranuar Krishtin? – Mars 2007

Cfarë po lexon momentalisht nga Bibla? – 1 Timoteut (se ka nje konkurs 🙂

Cili është vargu yt i preferuar në Bibël? – Galatasit 2: 20

Cila është motoja juaj? – “Predikuesit 3:11”

Cilat janë dy cilësi pozitive të karakterit tënd? – Besnik ne ate qe Zoti me ka besuar, dhe i gatshem ti sherbej Atij.

Cila është dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë? – Jeta e Perjetshme.

Cfarë vlerëson më shumë në karakter tek shoku/shoqja juaj? – Zemra e tij per t’iu pergjigjur gjithmone thirrjes se Zotit.

Cila është ëndra juaj në sirtar? – Te shoh gjithe shqiptaret te ndjekin Jezuin.

Thuaj tre gjëra që ke dëshirë ti bësh ne kohën e lirë? – 1. Te lexoj Biblen dhe te lutem, 2. Te mblidhem me miq te tjere besimtare, 3. T’iu flas per Krishtin te tjereve.

Cili është filmi juaj i preferuar? – Gladiatori

Cili është shkrimtari juaj i preferuar? – C. S. Lewis, Xhosh MekDouell.

Trego nje nga historit e tua gallatë të fëmijërisë: – Gjithmone i pelqeja sfidat. Kur na ra topi te bacja e komshiut, viheshim ne rradhe per te marre topin, duke iu shmangur qenit  te madh qe kishte ai. Kur erdhi rradha ime, ndersa po zbrisja nga muri, me ngeci kemba ne nje cope hekuri dhe e pashe veten varur me koke poshte.

Përshkruaj si do të dukej dita juaj ideale? – Te jem ne nje konference me 100 studente dhe brenda 24 oreve te gjithe te kene pranuar Jezuin si Zotin e tyre.

Një kuriozitet për veten tënde – Jam me i forte sesa mendoja. Ngaqe ndjek Jezuin dhe zemren e kam te mbushur me Frymen e Tij.

Mbylle këtë intervistë duke u thënë lexuesve atë që do ti – Mos nguroni te njihni te verteten dhe ta njihni Jezuin si Zot dhe Shpetimtar. Qe kur e kam marre vete kete vendim, jeta ime eshte bere me ngjyra!

Etiketa: ,

Kategoria: Intervista

Komente (3)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Tola says:

    Bravo Gedis; me beri pershtypje qe paske qejf C.S. Lewis; dhe gjithe gjerat e tjera ne fakt.

  2. imakiato says:

    Jo vetem e pelqen …por besoj lexon…

  3. anisa says:

    Pershendetje Gedis . Pasi lexova kete interviste mu be qejfi shume qe Jezusi eshte pjese e jetes suaj . Ashtu si ju edhe une e kam bere Jezusin pjese te jetes sime dhe me pelqen ta jetoj kete jete me Jezusin si bashkeudhetrin e jetes sime , si mbrojtesin tim …

Komento ketu