Kërko LIBRIN që mund të të ndryshojë jetën!

Skeptiku Xhosh Mekdauell mendonte që të krishterëve ju kishte ikur truri. Ai tallej, i përqeshte dhe i fyente kur kishte rast. Më vonë vendosi ti luftonte të krishterët duke përdorur studimet për të hedhur poshtë thëniet e Krishtit. Për çudinë e tij, ai zbuloi që provat tregojnë të kundërtën e mendimeve të tij – që Jezu Krishti, më shumë sesa thjesht një zdrukthëtar i thjeshtë hebre, ishte Zoti, ashtu siç deklaronte që ishte.
Që nga botimi i parë i këtij libri, janë hedhur në treg më shumë se 15 milion kopje. Libri “Më shumë se zdrukthëtar” ka ndikuar jetët e miliona njerëzve.
Botimi që mund të keni në dorë është një ripunim i materialit origjinal. Autori Xhosh Mekdouell, në bashkëpunim me djalin e tij, shqyrtojnë çështjet që zënë faqet e para të shtypit në botën e sotme, kur vjen fjala për krishtërimin.

“Kush ishte në të vërtetë Jezu Krishti?”
“A është e mundur që të dimë diçka me siguri rreth Jezusit?”
“A kanë të drejtë ateistët?”

Lexo historinë. Pesho faktet.
Përjeto dashurinë e tij.
Dhe pastaj shiko çfarë do të ndodhë.

Na kontaktoni përmes faqes së kontaktit në këtë faqe interneti për të marrë kopjen tuaj!

Kategoria: LIBRA

Komente (1)

Trackback URL | Comments RSS Feed

  1. Tola says:

    ku mund ta gjejme nje kopje te ketij libri 🙂

Komento ketu