11.11.11

E pastaj? Çfarë po prisni sot? Ndoshta keni dëgjuar që në gjithë botën “bëhet zhurmë” rreth kësaj date. Ja disa nga arsyet pse data bëhet e rëndësishme nga disa…

E para, është një kombinim numrash që ndosh njëherë në 100 vjet. Disa mendojnë që kjo është unike.

Disa po thonë që kjo ka lidhje me fundin e botës. Kometa Elenin, Toka, Afërdita dhe Mërkuri do të jenë në të njëjtën linjë – kështu që duhet të ndodhë diçka – kështu thonë.

Disa të tjerë thonë që 111111 x 111111 = 12345654321. E vini re kombinimin që del?

Me këtë rast ka një film që do të fillojë të shfaqet sot në kinematë botërore. E menrrni me mend titullin? 11.11.11! Në fil del që data është një paralajmërim për diçka! Shumë gjetje origjinale!

Në orën 11 sot do të ketë një minutë heshtje për 93 vjetorin e ditës së fundit të luftës së parë botërore.

Disa e shikojnë si ditë me fat. Edhe kanë zgjedhur të martohen sot. Me siguri do ta kenë të lehtë të mbajnë mend përvjetorin e martesës. Shpresoj që të gjitha ata që martohen sot të festojnë gjatë përvjetorët – se duket sikur harrohen shpejt me ndarje e zënka, por gjithsesi kjo është një temë tjetër për një herë tjetër!

E shumë arsye të tjera!

Unë them… është një ditë si gjithë të tjerat. Me të njëjtat sfida. Me të njëjtat probleme. Me të njëjtat zgjedhje. Kë do të zgjedh sot të vë në qendër të jetës: fatin, veten, të mirat që kam për vete, apo Perëndinë?

Fjala e Zotit e thënë përmes Moisiut e thotë lutjen shuëm thjesht: “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12). Dhe mos harro, fraza është thënë në kontekstin e mbrojtjes nga zemërimi i drejtë i Perëndisë. Ai do të na mbajë të përgjegjshëm dhe do të na kërkojë llogari se si i jetojmë ditët tona. Duke përfshirë edhe 11.11.11.

Etiketa: , , ,

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu