“Loosing my Religion”

Atë ditë po kthehesha në shtëpi më vonë se zakonisht mbas një udhëtimi të lodhshëm dhe të gjatë. Vizita në të cilën mora pjesë kishte të bënte me ndarjen nga kjo jetë të një të afërmi. Ishte një nga ato ditët që duket sikur do të zgjasin pambarim. Ndërkohë që makina përpiqej të gjente drejtim mes udhës plot kthesa unë kisha kohë të sodisja për një moment peisazhin tashmë të bërë muzg . Dielli ishte gati në të perënduar qielli I përskuqur dhe nata që po afrohej krijonin përshtypjen e dickaje që po humbiste sikur dita nuk do të lindte të nesërmen përsëri. Përshtypja se “rituali” ditë natë nuk do të përsëritej më ose se në rastin më të keq do të ndërpritej apo ndahej në mes ishte gati-gati  një ndjesi reale. Për fat të keq ky “ritual” kishte përfunduar kështu ndërkohe që solla në mendje jetën e këputur në mes të të afërmit tek I cili isha për vizitë.

“Jeta është më tepër se sa ti dhe unë nuk jemi…. Kjo ishte vetëm një ëndërr vetëm një ëndërr… “ Ishin fjalët e një kënge të njohur që më përmendën nga kjo përhumbje mendimesh. Ndërkohë që kënga vazhdonte në sfond, u kujtova se cilaishte: bëhej fjalë  për këngën “Loosing my religion” të grupit Amerikan “REM”. “Jeta është më tepër se sa ti dhe unë nuk jemi…. Kjo ishte vetëm një ëndërr vetëm një ëndërr”. Fjalët e tekstit megjithëse janë shkruar dhe kënduar 20 vite të shkuara krijuan një ndjesi të fortë tek unë jo vetëm për atë se cfarë është në të vërtetë jeta që po jetojmë por njëkohësisht cfarë sjell realisht humbja e besimit personal, humbja e së Vërtetës në të cilën dikush beson. Pasojat shquheshin qartë jo vetëm tek pesimizmi dhe tregimi I autorit të këngës. Ishte më shumë sesa tregimi I dickaje të humbur. Ishte jo vetëm një  keqardhje por ishte mungesa e shpresës, ishte ai boshllëku që krijohet jo vetëm nga largimi I dickaje që në këtë rast është besimi yt por është realiteti I pashpresë ai boshllek që vetëm kuptim nuk ka. Ndodh “humbja” e realitetit për shkak të “humbjes” të së Vërtetës.

Po cfarë pasojash do të sillte humbja e  besimit apo religjionit personal? Në ditët e sotme “heqja qafe” e besimit do të ishte një ndër gjërat më me vlerë që mund t’i “dhuroje” shoqërisë së sotme postmoderne. Është e kuptueshme që Ateizmi mungesa dhe refuzimi I besimit tingëllojnë me më pak humbje se sa humbja e besimit tënd personal. Cfarë vlere do të kishte refuzimi dhe aq më shumë humbja e asaj që është besimi yt  e asaj që ti ke besuar apo ende beson? Vlera do të ishte përvecse tragjike e dhimbshme, hutuese, përshpëritëse edhe aq më shumë e pakuptimtë. Më shumë sesa do të sillte clirim, qiej të qartë, rreze drite do të sillte një hutim të përbrendshëm ecje nëpër një tunel që qartazi e di që nuk po të con askund.

Pa u marrë ende me arsyet e humbjes së besimit po shihja se cfarë ka ndodhur me Besimin si fenomen botëror në përgjithësi? Ndërkohë që trumbetohet humbja apo zvetënimi I tij statistikat tregojnë tërësisht të kundërtën. Sipas tyre më shumë se 85% e popullsisë së botës bën pjesë tek grupimi që I përkasin një besimi apo religjioni, rreth 2.3 % bëjnë pjesë tek grupimi ateist ndërsa të tjerët rreth 12% janë jo religjiozë dhe agnostikë.Pse egziston një përfshirje  kaq e madhe e njerëzimit në cështje shpirtërore apo cështje që i përkasin sferës së besimit?

Shpjegimi se njeriu është një qënie shpirtërore e krijuar me një kapacitet dhe aftësi për të perceptuar, njohur dhe përjetuar besimin është shpjegimi I saktë duke marrë parasysh Prova që flasin kaq qartë. Prirja jonë drejt Shpirtërores ngelet e pashpjegueshme ajo ngelet Enigma e pazbuluar e të gjitha kohërave nëse modeli që pranojmë si realitet nuk e përfshin Perëndinë. Ndryshe gjithë kjo “sipërmarrje shpirtërore” do të ishte gabimi më I madh shumicës së njerëzimit njëherësh. Ajo që përcakton qartë drejtpeshimin dhe animin e dukshëm shpirtëror është njëherësh tregues I qartë I realitetit të krijuar nga një Qënie e pakrijuar në këtë rast Perëndia vetë. E vërteta e bërë e dukshme sipas statistikave konfirmon edhe njëherë realitetin e dukshëm dhe të padukshëm të botëkuptimit teist. Kjo është shumë domethënëse ndërkohë që bota po ecën me shpejtësi drejt modernizmit, postmodernizmit, teknologjisë arritjeve të mëdha të shkencës  dhe jo vetëm.

Zhgënjimi që vjen nga Besimi nuk është një rast I pamundur. Është një mundësi reale, është një ngjarje e mundshme. E ndikuar mbi të gjitha nga vërtetësia e besimit përkatës kjo sjell kuptim ose zhgënjim të përmasave që në rastin që po shqyrtojmë nga REM është një zhgënjim dramatik, përhumbës corientues I cili të con drejt një realiteti ku nuk mund të besosh asgjë aty ku ndihesh I vetëm dhe pa shpresë.

Cdo besim apo religjion që egziston sot pohon se zotëron eksluzivitetin e së Vërtetës ose pjesë të saj . Kjo e bën më të vështirë cështjen nëse do të marrim në shqyrtim pohimet e secilit prej tyre. Sipërmarrja e një shqyrtimi të tillë do të sillte njëherësh konfuzion dhe paqartësi reale. Për disa kjo do të ishte “Mision I pamundur”, ata do të tërhiqeshin të paaftë për ta zgjidhur cështjen, – Cështjen se kush nga të gjithë me të vërtetë e zotëron të Vërtetën. Kjo cështje dhe të tjera si këto do të trajtohen me hollësi në artikullin pasardhës.
Shkroi për Jetë Studentore

Genci Hoxha

Etiketa:

Kategoria: coffeeTIME

Komento ketu