Artikuj Te Vecuar

  • Disa këshilla për ti shtuar vite jetës tënde

    Disa këshilla për ti shtuar vite jetës tënde

    Nqs mendon që ti do të jetosh aq sa kanë jetuar gjyshërit dhe prindërit e tu ke pjesërisht të drejtë. Pjesa gjenetike ka dhe ajo rolin e saj, por kur shkon 55 vjec, 30% e mënyrës si plakesh vjen nga genet e tua dhe 50% nga stili i jetesës.

    Për të shtuar disa vite jetës tënde duhet të kesh një stil të mirë jetese. Me këtë pëmbledhje janë vendosur mënyrat më të rëndësishme të jetesës që do të ndihmojnë.

    1. Shton 2.2 vjet duke ecur të paktën 30 minuta në ditë.

    Kjo është e rëndësishme për të ruajtur peshën e trupit tënd dhe zvogëluar riskun për sëmundjet e zemrës.

    2. Shton 5.6 vjet. Cohu dhe lëviz

    Përpiqu të lëvizësh për 100 minuta cdo ditë. Jeta sedentare para televizorit dhe kompjuterit shton rreziqet për shëndetin tuaj. Përpiqu të cohesh herë pas here nga karrigia ku je ulur për të lëvizuar pak.

    3. Shton 3 vjet. Shko për gjumë 15 minuta më herët

    Gjumi është shumë i rëndësishëm. Cdo organ dhe sistem në trupin tonë ripërtërihet gjatë gjumit. Mos fli më pak se 7 orë  dhe jo më shumë se 8 orë në ditë.

    4. Shton 1.8 vjet. Bëj disa ushtrime fizike

    Të bësh ushtrime 20 minuta dy herë në javë ndihmon në forcimin e metabolizmit.

    5. Shton 3-5 vjet. Përdor fillin për pastrimin e dhëmbëve.

    Dhëmbë të shëndetshëm do të thotë zemër e shëndetshme. Studimet kanë treguar që higjena e dhëmbëve është e lidhur me shëndetin e zemrës.

    6. Shton 14 vjet. Ha shëndetshëm.

    Ushqimi i shëndetshëm ka ndikim të ndjeshëm tek genet dhe ngadalëson plakjen. Cfarë duhet të hash më shumë?

    Perime, fruta, arra, peshk, drithëra etj.

    7. Shton 8 vjet. Ki një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin/ten tënd.

    Marrëdhënia e shëndetshme i bën mirë zemrës dhe shpirtit. Njerëzit në një marrëdhënie monogame janë më të shëndetshëm sesa ata me shumë partnerë.

    8. Shton 2 vjet. Mos i jep makinës dhe përdor celularin njëkohësisht.

    Studimet kanë tregur që nqs i jep makinës dhe shkruan sms në celular njëkohësisht e rrit 6 herë rrezikun për aksident.

    9. Shton 4 vjet. Menaxho stresin.

    Padyshim që ti nuk mund të kontrollosh gjithë stresin që vjen drejt teje, por ti mund ta menaxhosh atë.

    10. Shton 6-12 vjet. Mos pi duhan.

    EDHE PSE MUND TË KEM NJË STIL TE MIRË JETESE UNË NUK E DI SE CFARË DO TË MË SJELLË E NESËRMJA!!??

    ATËHERË KAM NEVOJË PËR “SEKRETIN” E JETËS ME BOLLËK. 

    PËR MË SHUMË KLIKOJ KËTU.

    January 12, 2012 | 0 Komente Më Shumë
  • Histori e vërtetë

    “Në Washington DC, në një stacion Metroje, në një mëngjes të ftohtë Janari në vitin 2007, për rreth 45 minuta, një burrë me një violinë po luante gjashtë pjesë nga kompozitori i madhë “Bach”. Gjatë asaj kohe, rreth 2000 njerëz kaluan përmes stacionit, shumica e tyre duke vrapuar për në punë.

    Vetëm pas katër minutash, një i moshuar vërejti se një muzikant po luante. Ai ngadalësoi rritmin dhe u ndal për disa sekonda, pastaj nxitoi për të mbaruar punët e tija.

    Katër minuta më vonë, violinisti mori dollarin e tij të parë. Një grua i hodhi para në kapele dhe, pa u ndalur, vazhdoj të eci.

    Në minutin e gjashtë, një i ri u mbështet në mur për të dëgjuar, pastaj pa orën dhe filloi të eci përsëri.

    Në minutin e dhjetë, një djalë tre-vjeçar u ndal, por nëna e tij e tërhoqi pasi e kish me ngut. Fëmija u ndal për të parë violinistin përsëri, por nëna e detyroi fëmijën të ecë, ai vazhdoi me nënë duke e kthyer kokën gjatë gjithë kohës. Ky veprim u përsërit dhe nga disa fëmijë të tjerë, por çdo prind pa përjashtim detyruan fëmijët e tyre për tu larguar me të shpejtë.

    Për rreth dyzet e pesë minuta, muzikanti vazhdoi të luante pa pushim. Gjatë kësaj kohe vetëm gjashtë njerëz u ndalën dhe dëgjuan për një kohë të shkurtër. Rreth njëzet i ofruan para, por dhe ata vazhduan të ecin në ritmin e tyre normal. Violinisti mblodhi një total prej 32 dollarësh.

    Pas një ore:
    Ai përfundoi në heshtje dhe mblodhi veglat e tija. Askush nuk e vuri re dhe askush nuk e duartrokiti. Askush  nuk i dha të njohur.
    Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuar të shkruara ndonjëherë, me një violinë me vlerë prej 3.5 milion dollarësh. Dy ditë më parë, Joshua Bell kishte luajtur në një teatër në Boston, ku çdo karrige kushtonte mesatarisht 100 dollarë, vetëm për t’u ulur dhe për të dëgjuar atë duke luajtur të njëjtën muzikë.
    Kjo është një histori e vërtetë. Kjo ngjarje ku Joshua Bell, duke luajtur pa u prezantuar si violinist i njohur  në stacionin e Metrosw së Washington DC, u organizua nga “Washington Post” si pjesë e një eksperimenti shoqëror në lidhje me, shijet, perceptimin dhe prioritetet e njerëzve.

    Ky eksperiment ka ngritur disa pyetje:

    Në një mjedis të përbashkët, në një orë të papërshtatshme, nuk e kemi ne aftësinë të perceptojmë bukurinë?

    Nëse është kështu, a e kemi të ndaluar ta vlerësojmë atë?

    A mund ta dallojmë talentin në një kontekst të papritur?
    Një përfundim i mundshëm që mund të dali nga ky eksperiment është:

    Nëse ne nuk kemi mundësinë të ndalemi dhe të dëgjojmë një nga muzikantët më të mirë në botë, i cili është duke luajtur disa nga pjesët muzikore më të mira të shkruara ndonjëherë, me instrumentin më të bukur dhe cilësorë të punuar ndonjëherë…..

    Sa gjëra të tjera jemi duke humbur, ndërkohë që jemi duke vrapuar përmes rrjedhës së jetës? “

    Para 2000 vjetësh Perëndia zgjodhi që vinte në tokë si një fëmijë. Nuk ishte një ekperiment për të parë sesi do të reagonin njerëzit, por ishte shpresa e vetme për të gjitha kombet. Nuk ishte rastësi që profeti Isaia e parashikoi para qindra vjetësh këtë vizitë hyjnore.

    Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

    Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

    I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

    Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

    Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

    Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

    I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

    U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

    Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.

    Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

    Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

    Prandaj do t`i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.

    Isaia 53

    Gëzuar Krishtlindjen!

    Përgatiti për Jetë Studentore, Entela Çaushi.

    December 13, 2011 | 2 Komente Më Shumë
  • Nëse Zoti të do ty, ku është problemi?

    Nëse Zoti të do ty, ku është problemi?

    Për shumë nga ju që nuk e dini, 1 Dhjetori ishte Dita Botërore e SIDA-s, e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes për luftimin e kësaj sëmundje. Kanё kaluar tre dekada qëkurse virusi HIV u shfaq si një kërcënim për shëndetin botëror. Ndonëse programi i Kombeve të Bashkuara për SIDA-n njofton një rënie të përqindjes së infeksionit të ri, numri i njerëzve që jetojnë me këtë virus është shtuar me më shumë se 33 milionë.

    Në Shqipëri ka rreth 400 të infektuar, 21 prej tyre fëmijë. Por, specialistët vënë në dukje se numri i personave të infektuar po rritet vit pas viti. Sepse vetëm për këtë vit janë raportuar 55 raste të reja me HIV, ndërkohë që vitet e mëparshme numri ka qenë më i ulët. Gjithsesi mendohet se ka një numër shumë të madh të rasteve të padiagnostikuara. Nga 21 fëmijё të prekur 2 humbën jetën këtë vit.

    Shumë njerëz dhe organizata në botë përpiqen të sensibilizojnë njerëzit për rrezikun që kanoset nga ky virus. Këtë javë kam menduar shumë se si reagojmë ne si komunitet i krishterё kundrejt këtij fenomeni.

    I vetmi që më shkoi ndër mend, që mund ta identifikoj me këtë kauzё ёshtё këngëtari i njohur i Rokut Bono. Në një prej këngëve të tij të fundit të lançuara së bashku me Beyonce, “American Prayer” ai këndon.

    “Mirë, ndoshta ju keni të drejtë.
    Është qesharake se si njerëzit fetarë janë nganjëherë më gjykuesit
    Dhe gjithsesi, kjo është një këngë që e kemi quajtur “Lutja Amerikane”
    Kjo mund të jetë çdo gjë, Lutja Irlandeze, mund të jetë Lutja Afrikane,
    Është vetëm një mesazh për kishat, që ne kemi vërtet nevojë për ju
    Për të hapur derën tuaj dhe të dhuroni dashuri dhe t’i jepni fundit stigmatizimit
    Që vjen nga të qёnit HIV pozitiv
    Nëse Zoti të do ty, ku është problemi?”

    Fjalët e Bonos më prekën në zemër. A është e vërtetё që ne jemi gjykues? Unë po mendoja shumё për kishën time, apo vëllezërit dhe motrat e mia në Krishtin këtu në Shqipëri. Cili është reagimi ynë ndaj plagëve të tilla të shoqërisë. Ajo që kuptova, ndoshta këtu mes shoqërisë sime, ёshtё qё nuk kam parë njerëz që mund të shfaqin kaq hapur paragjykimin për këto grupe, por dhe heshtja dhe mosreagimi tregon shumë.

    Shumë pak nga ne mbajnё një qëndrim kundrejt padrejtësive, dhe jo vetëm epidemive të tilla, por kundër çdo padrejtësie, si racizmi i njerëzve me ngjyrë, dhunimi i motrave dhe nënave, apo padrejtësia që po bëjmë me brezin e ri në mirë-edukimin e tyre. Unë nuk kam parë njerëz të lëvizin. Unë kam parë ata që flasin si të shenjtë, por nuk veprojnë kur vëllai i tyre është në rrezik. Të krishterё të cilët preferojnë të shikojnë brenda mureve të shtëpive por nuk e reflektojnë dritën e Krishtit.

    Bono këndon:

    “Kjo është koha për të përfunduar atë që ju keni filluar.
    Kjo nuk është koha për të ëndërruar.
    Ky është një vend, ku ti mund të ndalosh errësirën sot.
    Ndoshta atëherë ne mund të shohim.
    Kjo është lutja ime amerikane
    Kjo është toka.
    Toka që mban këmbët tuaja.
    Dhe ky është qielli mbi kokat tona.
    Mos harroni se ajo që ju shihni varet nga ku qëndroni.
    Dhe vendi ku hidhni këmbën do t’ju tregojё ku jeni duke shkuar.
    Kjo është lutja ime amerikane.”

    Rritmi i kësaj kënge më bëri të mendoj që kjo lutje nuk është vetëm lutja Amerikane, por kjo është edhe lutja Shqiptare.

    Ti mund ta ndryshosh këtë botë, ti mund ta ndriçosh atё, me duart e tua ti mund të sjellësh dritë dhe të ndërtosh kishën në mes të tё lodhurve, të dobtëve dhe të rënuarve; sepse ata duan të marrin frymë të lirë.

    Ky muaj është drita e shpresës. Dakord, Zoti të do ty dhe ti nuk bëre asgjë pёr ta merituar këtë, ishe njëlloj si ai me HIV, si fëmija i braktisur apo i diskriminuar. Ti mund të ndriçosh errësirën e tyre.

    Merr dy minuta kohë, mendo për një të braktisur, të rrënuar dhe të vetmuar. Sot është dita të përfundosh atë që kemi filluar. Ti ndoshta nuk mund ta ndryshosh gjithë botën, por do të ndryshosh botën e tij. Ndoshta ti je pika e ujit në oqean, por pa atë pikë oqeani nuk mund të ekzistojё.

    Nëse Zoti të do ty, Ai mund të dojë dhe shpëtokëdo.

    December 5, 2011 | 0 Komente Më Shumë
  • 10 Mësime urtësie

    10 Mësime urtësie

    Njëherë lexova se ka dy lloj mënyrash se si mësojnë njerëzit: prej leximit apo nga eksperienca, dhe të gjithë e dinë që kjo e fundit është e dhibmshme. Çfarë do të doje ti: më shumë dhimbje në jetë apo rrugë që do ta bënin më të lehtë? Nëse do të zgjedhësh të mësosh nga të lexuarit dhe të parandalosh disa nga mësimet e vështira, atëherë mund të mësosh nga dikush që i ka mësuar nga eksperienca.

    November 30, 2011 | 0 Komente Më Shumë
  • Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

    Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

    Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…
    Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

    November 28, 2011 | 0 Komente Më Shumë

Video nga Jete Studentore

More Video nga Jete Studentore
  • Art Figurativ 3-D
    Art Figurativ 3-D

    Një artist që pikturon peshq në enë të ndryshme dhe pastaj, përmes një iluzioni optik i shfaq peshqit në 3-D.

    View Post
  • After Christmas
    After Christmas

    Pasi Krishtlindja ka kaluar, festimet, stresi dhe gallata janë venitur paksa; dhuratat janë hapur; disa nga të afërmit janë larguar,

    Cfarë ndodh më pas?

    View Post
  • Kuptimi i Jetës (Anglisht)
    Kuptimi i Jetës (Anglisht)

    Video e mëposhtme është një bisedë nga Dr. Ramesh Richard, një folës i njohur ndërkombëtar, me diplomë në Teologji dhe Psikologji. Video shfaqet në vitin e ri në gjithë botën dhe trajton pyetjet themelore të jetës. Këtë vit tema është: “Kuptimi i Jetës”. Ndiqni bisedën (në anglisht) dhe nëse doni më shumë info ose doni të diskutoni rreth temës, na kontaktoni ose vizitoni faqen www.rameshrichard.com.

    Gëzuar Vitin e Ri 2012!

    View Post
  • KJO ESHTE KOHA
    KJO ESHTE KOHA

    Kjo është koha që ti kujtojmë vetes sonë që Krishtlindja është më shumë sesa dhuratat, tradita familjare, zbukurimet, babagjyshi etj.

    View Post
  • Drama ne Durres
    Drama ne Durres
    View Post
  • Coldplay – Every Teardrop Is A Waterfall
    Coldplay – Every Teardrop Is A Waterfall
    View Post

EDITORIAL

Histori e vërtetë

Histori e vërtetë

“Në Washington DC, në një stacion Metroje, në një mëngjes të ftohtë Janari në vitin 2007, për rreth 45 minuta, një burrë me një violinë po luante gjashtë pjesë nga kompozitori i madhë “Bach”. Gjatë asaj kohe, rreth 2000 njerëz kaluan përmes stacionit, shumica e tyre duke vrapuar për në punë.

Vetëm pas katër minutash, një i moshuar vërejti se një muzikant po luante. Ai ngadalësoi rritmin dhe u ndal për disa sekonda, pastaj nxitoi për të mbaruar punët e tija.

Katër minuta më vonë, violinisti mori dollarin e tij të parë. Një grua i hodhi para në kapele dhe, pa u ndalur, vazhdoj të eci.

Në minutin e gjashtë, një i ri u mbështet në mur për të dëgjuar, pastaj pa orën dhe filloi të eci përsëri.

Në minutin e dhjetë, një djalë tre-vjeçar u ndal, por nëna e tij e tërhoqi pasi e kish me ngut. Fëmija u ndal për të parë violinistin përsëri, por nëna e detyroi fëmijën të ecë, ai vazhdoi me nënë duke e kthyer kokën gjatë gjithë kohës. Ky veprim u përsërit dhe nga disa fëmijë të tjerë, por çdo prind pa përjashtim detyruan fëmijët e tyre për tu larguar me të shpejtë.

Për rreth dyzet e pesë minuta, muzikanti vazhdoi të luante pa pushim. Gjatë kësaj kohe vetëm gjashtë njerëz u ndalën dhe dëgjuan për një kohë të shkurtër. Rreth njëzet i ofruan para, por dhe ata vazhduan të ecin në ritmin e tyre normal. Violinisti mblodhi një total prej 32 dollarësh.

Pas një ore:
Ai përfundoi në heshtje dhe mblodhi veglat e tija. Askush nuk e vuri re dhe askush nuk e duartrokiti. Askush  nuk i dha të njohur.
Askush nuk e dinte, por violinisti ishte Joshua Bell, një nga muzikantët më të mëdhenj në botë. Ai luajti një nga pjesët më të ndërlikuar të shkruara ndonjëherë, me një violinë me vlerë prej 3.5 milion dollarësh. Dy ditë më parë, Joshua Bell kishte luajtur në një teatër në Boston, ku çdo karrige kushtonte mesatarisht 100 dollarë, vetëm për t’u ulur dhe për të dëgjuar atë duke luajtur të njëjtën muzikë.
Kjo është një histori e vërtetë. Kjo ngjarje ku Joshua Bell, duke luajtur pa u prezantuar si violinist i njohur  në stacionin e Metrosw së Washington DC, u organizua nga “Washington Post” si pjesë e një eksperimenti shoqëror në lidhje me, shijet, perceptimin dhe prioritetet e njerëzve.

Ky eksperiment ka ngritur disa pyetje:

Në një mjedis të përbashkët, në një orë të papërshtatshme, nuk e kemi ne aftësinë të perceptojmë bukurinë?

Nëse është kështu, a e kemi të ndaluar ta vlerësojmë atë?

A mund ta dallojmë talentin në një kontekst të papritur?
Një përfundim i mundshëm që mund të dali nga ky eksperiment është:

Nëse ne nuk kemi mundësinë të ndalemi dhe të dëgjojmë një nga muzikantët më të mirë në botë, i cili është duke luajtur disa nga pjesët muzikore më të mira të shkruara ndonjëherë, me instrumentin më të bukur dhe cilësorë të punuar ndonjëherë…..

Sa gjëra të tjera jemi duke humbur, ndërkohë që jemi duke vrapuar përmes rrjedhës së jetës? “

Para 2000 vjetësh Perëndia zgjodhi që vinte në tokë si një fëmijë. Nuk ishte një ekperiment për të parë sesi do të reagonin njerëzit, por ishte shpresa e vetme për të gjitha kombet. Nuk ishte rastësi që profeti Isaia e parashikoi para qindra vjetësh këtë vizitë hyjnore.

Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.

Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

Prandaj do t`i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.

Isaia 53

Gëzuar Krishtlindjen!

Përgatiti për Jetë Studentore, Entela Çaushi.

December 13, 2011 | 2 Komente Më Shumë
Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Pavarësia e Kombit, e Mendjes dhe e Shpirtit

Si do ta ndihmojmë Shqipërinë të realizojë idealin për të qënë vërtet e pavarur, një vend ku ia vlen të jetohet, një vend ku jo vetëm kombi ka fituar identitet, por edhe mendja e shpirti është çliruar nga prangat e verbërisë ndaj Perëndisë, Krijuesit të Kombeve? Pyetje vetëm për të menduar…
Ndërkohë, nëse keni pak sekonda, na komentoni mbi pyetjen: çfarë ka në Shqipëri sot që ju bën përshtypje edhe ju bën të ndiheni krenarë?

November 28, 2011 | 0 Komente Më Shumë

MARREDHENIE

Përballë vetvetes… me Eliza Hoxhën

Përballë vetvetes… me Eliza Hoxhën

Me siguri e keni dëgjuar një këngë të thjeshtë por mjaft të vlerësuar të këngëtares nga Kosova Eliza Hoxha. Kënga quhet thjesht “Përballë vetes” dhe është shprehje e dëshirës së këngëtares për të qënë vetvetja në një botë që na nxit të jemi ndryshe. Meditoni pak mbi këto fjalë nga teksti i këngës:

“Ngado që shkon e vjen,

në mes të botës ti je,

por vetes dot nuk ia pranon,

shumë vite pas do lëmë,

kujtime dhe dëshira,

Rëndësi ka vetëm se kujt i përket”

Nuk e di nëse këngëtarja (ose autori i tekstit) ka pasur ndër mend atë që përjetoj unë nga kënga – e sidoqoftë mendoj që mesazhi është prapë i vlefshëm. Në mes të konfliktit normal njerëzor për të gjetur vetveten në botën ku jetojmë, zgjidhja është thjeshtë: “rëndësi ka vetëm se kujt i përket”.

Për ne që e konsiderojmë Perëndinë si realitetin më të rëndësishëm të egzistencës, ka rëndësi ta dimë që i përkasim Atij – “sepse na ka blerë me gjakun e tij” thotë Bibla.

Për të tjerët, në përleshjen e përditshme të të qënit vetvetja – sidomos në këtë botën e egër shqiptare ku vetvetja nuk vlerësohet aq shumë – ju ftojmë ta vini re se “ai që i përkasim ne” është një Zot i mirë, që kujdeset, që na do, dhe na vlerëson”…

Në fund të fundit, “rëndësi ka vetëm se kujt i përket”…

July 29, 2011 | 0 Komente Më Shumë
Vajza me trëndafil

Vajza me trëndafil

Xhon Blonshar qëndroi afër bordurës, duke rregulluar uniformën e tij ushtarake dhe duke parë turmën e njerëzve që shkonin e vinin nëpër Stacionin Qendror. Ai po kërkonte vajzën të cilës i njihte zemrën, por jo fytyrën. Kishte filluar të interesohej për të trembëdhjetë muaj më parë. Kishte marrë një libër në një bibliotekë në Florida dhe, ndërsa lexonte, më shumë përshtypje i kishin bërë shënimet përbri tekstit, sesa vetë fjalët e librit. Në faqet e para të librit ai zbuloi emrin e personit që e kishte patur librin më parë: zonjusha Holli Majnëll.

Xhoni kërkoi dhe e gjeti adresën e saj. Ajo jetonte në Nju-Jork. I shkroi një letër ku prezantonte veten e tij dhe i kërkonte që edhe ajo t’i shkruante. Më vonë ai u nis në shërbim ushtarak në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Për një vit ata u njohën me njëri-tjetrin nëpërmjet letrave që shkruanin. Çdo letër ishte si një farë që hidhej në një zemër të butë. Po fillonte një romancë. Kur erdhi më në fund dita që ai të kthehej nga Evropa, ata lanë takimin e tyre të parë në orën 7 pasdite në Stacionin Qendror në Nju-Jork. “Do të më njohësh nga trëndafili i kuq që do të kem vendosur në jakën e palltos,”- i shkroi ajo.

Xhoni e tregon vetë historinë:

Një vajzë e re po vinte drejt meje. Kishte një trup të gjatë dhe elegant. Flokët i kishte të çelur, të dallgëzuar dhe të vendosur pas veshit, kurse sytë i kishte po aq blu sa deti. Me kostumin e saj të gjelbër të hapur ajo dukej si pranvera në formë njeriu. U nisa të shkoj drejt saj dhe kur po i afrohesha, në buzët e saj u duk një buzëqeshje provokuese. Pa e kontrolluar veten iu afrova më shumë dhe në atë çast pashë Holli Majnëllin. Ajo po qëndronte direkt pas vajzës. Ishte rreth të dyzetave, me flokë të thinjur, të futur në një  kapele të vjetër. Ishte e shëndoshë. Vajza me kostum jeshil u largua. Dëshira për t’i shkuar pas ishte po aq e madhe, sa edhe padurimi për të njohur personin, shpirti i së cilës kishte shoqëruar dhe mbajtur lart shpirtin tim. Dhe ja ku ishte, me fytyrën e saj të zbehtë dhe të mbushur, dukej e qetë dhe e ndjeshme. Sytë gri kishin një shikim të ngrohtë dhe të dashur. Nuk hezitova. Kjo mbase nuk do të ishte dashuri, por do të ishte diçka shumë e çmuar, diçka mbase më e vërtetë se dashuria, një miqësi për të cilën unë kisha qenë dhe duhej të isha gjithmonë falenderues.

Qëndrova drejt dhe e përshëndeta, edhe pse kur flisja fjalët pengoheshin nga zhgënjimi. “Unë jam oficeri Xhon Blonshar dhe ju duhet të jeni zonjusha Majnëll. Jam shumë i gëzuar që ju pranuat të më takonit. A mund të dalim për të ngrënë darkë bashkë?”

Fytyra a saj u mbulua nga një buzëqeshje e lehtë. “Unë nuk e di çfarë është e gjitha kjo, bir,” – u përgjigj ajo. – “Ajo vajza e re me kostum jeshil, që sapo kaloi, m’u lut ta vendosja këtë trëndafil në jakë. Ajo më tha se, nëse ti do të më kërkosh të hamë darkë bashkë, unë duhet të të them që ajo të pret në restorantin e madh buzë rrugës.”

“Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk dyshon për keq; nuk gezohet për padrejtësinë, por gezohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.  Dashuria nuk ligështohet kurrë.”

March 23, 2011 | 0 Komente Më Shumë

INTERVISTA

Entela

Entela

“Entela Preci: Rradha ime të ndikoj të tjerët”

Entela Precit, iu desh të tejkalonte traditën ku është lindur, në mënyrë që të kuptonte problemin me mëkatin dhe nevojën për të pranuar sakrificën e Krishtit si të domosdoshme. Pas këtij hapi, ajo vazhdon të shqyrtojë besimin e saj, ndërsa vazhdon studimet në Universitetin e Tiranës, dega Financë.

Në një bisedë të shkurtër, hedhim një vështrim mbi jetën e Entelës dhe pikëpamjen e saj për besimin, nevojën për të përballuar sfidat, dhe për të treguar të vërtetën për Krishtin njerëzve që takon.

Entela dhe besimi.

Duke kujtuar kohën e gjimnazit Entela thote. “Në vitin e tretë të shkollës së mesme, vëllai më tregoi për Jezusin. Ai u bë një ndjekës i Jezusit në universitet, nga ndikimi i Jetë Studentore në Tiranë”.

Megjithatë, Entelës iu desh të vinte në Universitet për të kuptuar nevojën për t’iu besuar Jezusit jetën e saj. “Jo cdo njeri e kupton atë që ka bërë Jezusi për të. Cdo njeri ka kohën e vet”. Ardhja në Tiranë i dha mundësinë Entelës që të shkojë në takimet e kishës dhe të Jetë Studentore, për të cilat kishte dëgjuar nga vëllai. Në njërin prej këtyre takimeve, iu dha një broshurë përmbledhëse e mesazhit të Biblës. Entela e lexoi materialin. Po atë natë, ajo iu lut Zotit si shprehje e besimit të saj.

Ky vendim, i shtoi pyetjet. Si rrjedhojë, ajo u përfshi me një grup vajzash që mblidheshin rregullisht për t’i diskutuar pyetjet në lidhje me Biblën, shoqërinë dhe jetën studentore.

Entela dhe sfidat

“Megjithëse ia kam dorëzuar jetën Zotit, herë pas here dalin sfida që janë të vështira për t’u përballuar”, fillon Entela të tregojë për sfidat e saj në lidhje me besimin. “Një natë, motrës sime, që punon si mjeke iu desh t’i jepte këshilla mjekësore mamit në telefon, pasi mami na u sëmur nga zemra papritur. Unë dhe vëllai ishim bashkë me motrën duke pritur në ankth. Ilacet s’po jepnin rezultat aq sa motra mjeke u dorëzua. Nuk dinim c’të bënim tjetër, përvecse t’i luteshim Zotit për ndihmë”.

Kështu e kujton Entela atë natë sfiduese, ndërsa u lutën të tre bashkë për mamin. Të nesërmen morën lajmin që mami ishte qetësuar rreth së njëjtës orë kur ndodhte lutja.

Gjatë provimeve, Entela e pranon përjetimin e stresit, si shumë studentë të tjerë. Por, në të njëjtën kohë, ajo ka mësuar të lutet. “Për qetësi, përqendrim ndërsa lexoj, dhe vullnet për të mësuar”, thekson.

Entela dhe integriteti

“Përpara se të besoja Jezusit, pamja e madhe për jetën time, përfshinte veten si qendër, pastaj karrierën, dhe familjen. Tani, e shikoj Krishtin që drejton mendimet e mia, pastaj vij unë dhe me rradhe karriera dhe familja.” Për shkak të këtij ndryshimi përparësish, Entela thotë që jeton me bindje në të vërtetën, dhe nuk ka frikë ta tregojë atë.

Entela dhe miqësia

Ndërsa është përfshirë me lëvizjen “Jetë Studentore”, Entela ka zhvilluar miqësi të mira me studentë të tjerë të përfshirë. “Jo me cdo të krishterë, mund të lidhesh njësoj,” – thotë Entela. “E rëndësishme është te kemi mendime sa më të përafërta jo vetëm në lidhje me besimin, por edhe në përkushtimin tonë, besnikërinë, dhe karakterin.”

Entela dhe shkolla

Entela është e përkushtuar për arsimimin e saj, dhe e ka të qartë rëndësinë e të ardhmes. Ajo do që të jetë e përgatitur për të qënë e zonja në profesionin e saj, në mënyrë që të punojë për të mirën e Shqipërisë. Por gjithashtu, e shpreh dëshirën e saj që përmes punës, të mund të ndikojë të tjerët të kuptojnë rëndësinë e ungjillit. “Jetë Studentore” e ka bërë punën me mua. Më ka ndihmuar të kuptoj të vërtetën. Tani është rradha ime të sjell të rinj në lëvizjen tonë”.

Intervistoi: Jete Studentore

March 2, 2011 | 0 Komente Më Shumë
Gedis

Gedis

Nese keni ardhur ndonjehere ne takimet e Jete Studentore ne Tirane, me siguri e keni vene re nje djale humorist, qe eshte i qeshur, qe leviz gjithandej, qe rregullon karrige dhe gjithashtu del perpara per te na bere per te qeshur… Gjithashtu, nese e keni shok ne facebook, me siguri keni vene re qe ai blen emra te medhenj te futbollit boteror per klubin e tij FC Karbunara. Mund ta keni pare ne takimet, tani mund ta njihni pak me shume permes rubrikes sone Studenti i Javes.

Emri: Gedis

Mbiemri: Manko

Vendlindja: Lushnje

Cfarë studion dhe ku? – Inxhinieri Ndertimi, Tirane

Kur e ke pranuar Krishtin? – Mars 2007

Cfarë po lexon momentalisht nga Bibla? – 1 Timoteut (se ka nje konkurs :)

Cili është vargu yt i preferuar në Bibël? – Galatasit 2: 20

Cila është motoja juaj? – “Predikuesit 3:11″

Cilat janë dy cilësi pozitive të karakterit tënd? – Besnik ne ate qe Zoti me ka besuar, dhe i gatshem ti sherbej Atij.

Cila është dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë? – Jeta e Perjetshme.

Cfarë vlerëson më shumë në karakter tek shoku/shoqja juaj? – Zemra e tij per t’iu pergjigjur gjithmone thirrjes se Zotit.

Cila është ëndra juaj në sirtar? – Te shoh gjithe shqiptaret te ndjekin Jezuin.

Thuaj tre gjëra që ke dëshirë ti bësh ne kohën e lirë? – 1. Te lexoj Biblen dhe te lutem, 2. Te mblidhem me miq te tjere besimtare, 3. T’iu flas per Krishtin te tjereve.

Cili është filmi juaj i preferuar? – Gladiatori

Cili është shkrimtari juaj i preferuar? – C. S. Lewis, Xhosh MekDouell.

Trego nje nga historit e tua gallatë të fëmijërisë: – Gjithmone i pelqeja sfidat. Kur na ra topi te bacja e komshiut, viheshim ne rradhe per te marre topin, duke iu shmangur qenit  te madh qe kishte ai. Kur erdhi rradha ime, ndersa po zbrisja nga muri, me ngeci kemba ne nje cope hekuri dhe e pashe veten varur me koke poshte.

Përshkruaj si do të dukej dita juaj ideale? - Te jem ne nje konference me 100 studente dhe brenda 24 oreve te gjithe te kene pranuar Jezuin si Zotin e tyre.

Një kuriozitet për veten tënde – Jam me i forte sesa mendoja. Ngaqe ndjek Jezuin dhe zemren e kam te mbushur me Frymen e Tij.

Mbylle këtë intervistë duke u thënë lexuesve atë që do ti – Mos nguroni te njihni te verteten dhe ta njihni Jezuin si Zot dhe Shpetimtar. Qe kur e kam marre vete kete vendim, jeta ime eshte bere me ngjyra!

March 2, 2011 | 3 Komente Më Shumë

STUDENT ZONE